Punësime të reja, ja cila ndërmarrje shpallë konkurs, rroga 15 mijë denarë?!

Ndërmarrja Publike ”Pyjet e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e punëtorëve sezonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej 216 prerës drunjsh dhe 109 ngarkues-shkarkues do të punësohen për sezonën që vjen.

Për punë mund të paraqiten personat që kanë më së paku shkollë të mesme, kurse përvoja e punës nuk është kusht.StrugaLajm

Punëtorët do të angazhohen vetëm në teren, nga e hëna në të premten, pra 40 orë punë në javë, me një rrogë mesatare neto prej 14.490 denarë për prerësit e drunjve, si edhe 13.050 denarë për ngarkuesh-shkarkuesit.StrugaLajm

Kandidatët duhet të dorëzojnë vërtetim të shkollimit dhe një certifikatë shtetësie. Konkursi është i hapur deri më 18 janar, kurse aplikimi bëhet në drejtoritë e NP ”Pyjet e Maqedonisë” në Rr ”Pero Nakov”, Nr 128, Shkup.

In : Aktuale

Loading...
loading...