Punëtorët nga Nepali ikin nga vendet e punës , kërkohen nga policia

Në dy raste të veçanta në Shkup, dje janë zhdukur shtatë punëtorë nga Nepali nga dy ndërmarrje të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, dje në ora 14:00 në SPB Shkup, M.N (41) nga Shkupi, pronar i personit juridik, ka lajmëruar se pesë persona nga Nepali, të cilët ishin të punësuar tek ai, janë larguar nga zona e komunës së Aerodromit.StrugaLajm

Në ora 15:45 në SPB Shkup, Lj.J (36) nga Shkupi, person i autorizuar i një kompanie private, ka raportuar se dy persona nga Nepali, të cilët ishin të punësuar në kompani, janë larguar nga hoteli ku kanë qëndruar.

Nga MPB thonë se po merren masa për gjetjen e personave.

Më herët MPB gjithashtu ka regjistruar raste kur punëtorët nga Nepali janë larguar nga vendet e tyre të punës.

In : Aktuale

Loading...
loading...