Pushton zonën e Librazhdit, flutura

Masivet me shkurre të llojit Bush, në pyjet e zonës së Librazhdit po shkojnë drejt tharjes. Ky fenomen po shkaktohet nga një lloj fluture, e njohur si flutura kineze, e cila dëmton kryesisht gjethet e bimës së bushit, duke konsumuar dhe duke mos i dhënë kohë të rigjenerohet.

Ky insekt dhe dëmet që ai po shkakton përveç banorëve ka shqetësuar edhe drejtorinë e zonave të mbrojtura, e cila ka zbritur në terren për të verifikuar nga pranë situatën.

Flutura kineze është shqetësim edhe për banorët, të cilët kultivojnë bletë. Përveç dëmeve ne bimësi, por edhe në bimët frutore të banorëve të zonës, kjo flutur nëse vijon shumimin dhe tharjen e bimës së bushit me këtë intesitet, rrezikon të shkaktojë edhe problem me erozionin e zonës. Ndonëse ka disa mënyra të luftimit të insekteve të dëmshme, deri më tani ende nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret, ndërsa dëmtimi i bimësisë vijon me ritme të larta.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...