Qafë Thana, ja sa persona kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë javës së fundit

Qafë Thana në 6 ditët e fundit ka pasur një tendencë në rritje të fluksit të udhëtarëve si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Por kjo situatë lidhet kryesisht me shqiptarët e Maqedonisë të cilët vijne drejt vendit tonë për të kaluar pushimet në bregdet.

Sipas informacioneve nga kjo doganë bëhet e ditur se po punohet me kapacitet të plotë dhe shpesh me procedurë të përshpejtuar që të mos krijohen radhë dhe pritje.

Mbi 70 mijë shtetas kanë qarkulluar si në hyrje ashtu edhe në dalje  nëpërmjet doganës së Qaftë Thanës në vetëm 6 ditë, ose sipas autoriteteve doganorë 20% më tepër së vitin e shkuar. Fluks i shtuar regjistrohet gjatë orëve të paradites dhe pasdites. Ndërsa pritjet shkojnë rreth 30 minuta.

Të dhënat për 6 ditët e fundit:

Për datën 30 Korrik, në Kapshticë 3223 shtetas në hyrje dhe 2746 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 5942 shtetas në hyrje dhe 6489 shtetas në dalje.

Për datën 31 Korrik, në Kapshticë 3411 shtetas në hyrje dhe 2669 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 4075 shtetas në hyrje dhe 5356 shtetas në dalje.

Për datën 01 Gusht, në Kapshticë 3759 shtetas në hyrje dhe 3075 shtetas në dalje.StrugaLajm

Qafë Thanë 5948 shtetas në hyrje dhe 5313 shtetas në dalje.

Për datën 02 Gusht, në Kapshticë 4415 shtetas në hyrje dhe 3031 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 6175 shtetas në hyrje dhe 5204 shtetas në dalje.

Për datën 03 Gusht, në Kapshticë 5214 shtetas në hyrje dhe 3589 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 8217 shtetas në hyrje dhe 5611 shtetas në dalje.

Për datën 04 Gusht, në Kapshticë 3759  shtetas në hyrje dhe 3075 shtetas në dalje.

Qafë Thanë 6948 shtetas në hyrje dhe 5316 shtetas në dalje.

In : Aktuale

Loading...
loading...