Qebapë dhe qofte të mishit të pulës janë shitur si të derrit dhe viçit

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në marketet  e Maqedonisë ka zbuluar  mish të bluar për qebapë dhe qofte me mish pule i cili është deklaruar si i derrit, i viçit apo i përzier (mish viçi dhe derri).

Mishi është tërhequr nga shitja, ndërsa operatorët e ushqimit janë dënuar me para,  nga 5.000 euro si subjekt juridik, përkatësisht me nga 1.700 euro personat përgjegjës në kompani.

Siç deklaroi për MIA-n drejtori i AUV-së, Zoran Atanasov, kontrollet janë zbatuar në maj të këtij viti, por vazhdojnë  që të mbrohen konsumatorët dhe të ruhet cilësia e prodhimeve.

“Te pesë operatorë me ushqim konfirmuam se nuk e deklarojnë përdorimin e mishit të shpendëve, ndërsa e vendosin në qebapë ose qofte. Tani atë e ndërpremë. Kemi bërë kontroll direkt  në shitje kur për herë të parë e konfirmuam lëshimin e tillë. Kemi marrë mostra nga mishi në markete,  ndërsa rezultatet që i morëm nga analiza e ADN-së për origjinën, nga cila kafshë është, ishin pozitive. U konfirmua se në ato prodhime është përdorur mishi i shpendëve”, tha Atanasov.

Operatorët nuk e kanë ditur se janë marrë mostra për analizën. Hulumtimi është përsëritur edhe njëherë, direkt nga  linja prodhuese. Rezultatet atëherë janë konfirmuar edhe njëherë.

“Kontrollet e para i kemi bërë në markete dhe vende shitëse më të mëdha sepse janë me shkallë më të lartë të rrezikut për shkak të shitjes masive. Tani shkojmë më tutje, drejt operatorëve. Por, tashmë të gjithë e dinë se bëjmë kontrolle.  Atë e treguan edhe analizat e fundit  në të cilat nuk ka kurrfarë treguesi për shpërdorime”, sqaroi drejtori.

Ai përmendi se është ndërruar mënyra e marrjes së mostrave. Së pari, siç tha, bëhen kontrolle në shitje, ndërsa pastaj tek operatori.

“Më parë janë marrë prodhime direkt nga operatori dhe janë dërguar në laboratori, ndërsa tani, mund të prodhoni në Shkup ndërsa prodhimin ta kontrollojmë në market në Gjevgjeli”, potencon Atanasov.StrugaLajm

Duke u përqendruar në punën e Agjencisë  në periudhën e fundit në pjesën e kontrolleve, Atanasov informon se është përcaktuar dhe prandaluar edhe një manipulim tjetër, shitje e mishti të pulës të përpunuar mekanikisht  i cili është deklaruar si i bluar. Mishi ka qenë i importuar nga Greqia.

“Para një viti kur erdha në këtë funksion,  kam hasur, edhe pse  nuk ishte e lejuar, se si nëpër markete lirshëm shitet, me deklaratë, mishi i bluar i shpendëve i cili në tërësi te ne është e ndaluar, ndërsa edhe në Rregulloren aspak nuk ekziston  kategori e tillë e “mishit të bluar të shpendëve”. Në tërësi, bëhej fjalë për mish  mekanikisht të përpunuar të njohur si MOM i cili përket kategorisë më të rrezikshme derisa në mënyrë termike nuk janë përpunuar dhe është më i lirë. Praktikisht,  është bërë keqpërdorim. Në etiketë, në vend se të qëndrojë MOM shkruante  “mish i bluar i shpendëve”, thotë drejtori dhe shton se shpërdorimi i tillë tashmë është ndaluar.

Gjithashtu, janë zbuluar edhe prodhime në të cilat ka yndyrë me origjinë bimore,  ndërsa nuk janë deklaruar. Ato prodhime janë tërhequr nga shitja, ndërsa operatori është dënuar  në mënyrë adekuate.

“Kontrolle rigoroze bëjmë edhe në këtë pjesë. Nëse qytetarët vërejnë diçka të tillë, lirshëm le ta njoftojnë Agjencinë për Ushqim”, përmend Atanasov.

In : Aktuale

Loading...
loading...