Qenan Sheji:PIKTORI STRUGANE QE MBROJTI CESHTJEN E KOSOVES NE HAGE

Prof Nebi Dervishi
Përkujtes
QENAN SHEJI (15.III.1944 – 07.V.2009_)
/Piktorë, mësues, pedagogë, prof. universitar atdhetar dhe veprimtarë ipalodhur i çështjes kombëtare në vend dhe diasporën shqiptare/Me rastin e dy përvjetoreve:
a.80 vjetorit të lindjes/15 mars 1944-2024
b.15 vjetorit të kalimit në amshim/vdekjes/07.V.2909-2024/



Viti 2024 bashkon dy skajet e jetës të piktorit Struganë, Qenan Sheji-t80 vjetorin e lindjes (15 mars 1944) dhe 15 vjetori i kalimit në jetën epërtejshme (të vdekjes)-07 Maji 2009, i cili me tërë forcën intelektualembrojti me ngulmë çështjen e Kosovës në Hagë ndër vite pa u lodhur.Thuhet nga të moçmit se “rastësia është mbret i botës”.Eshe unë dhe gjenerata ime patëm fatin që piktorin Qenan Shejin të kemi mësues në vitinshkollor 1964/65, në kl. e V (pestë) në Shkollën Tetëvjeçare në Dollogozhdë,të na jepte artin figurativ dhe njëherit të ruajm shumë kujtime…Qenan Sheji lindi më 15 mars 1944 në fshatin Dobovjan, e më pas fëmijërinëe hershme do ta kalojë në fshatin” poktores”, siç e quante fshatin Zhepin, vitemë vonë, “fshat që i përngjante një oaze me ca shtëpi, që kishte edhe njëburim të vogël. “Ambienti, siç thonte ai shpesh herë në ndeje, paraqiste njëlloj frymëzimi për çdo piktor”.Kështu, ai qysh si nxënës i shkollës fillorenë Koroshishtë, do të stoliste të gjitha koridoret dhe ambientet mësimore meakuarele dhe piktura.
Në një takim rasti me mësuesin tim të vizatimit vite më vonë, në mes tjerash tha se ; “Me art jam marrë që në fëmijërinë e hershme. Mbaj mend se më partkemi ditur të vizatojmë me laps e me ngjyrë, duke e parë edhe nënën time qëishte kostumografe, ndonëse nuk e ka ditur alfabetin. Pra, më parë kam diturtë pikturoje se sa të shkruaj..Por, për dhuntinë time në fushën e artit, duhet
t’i jemë mirënjohës vetë rrethit të Strugës, që paraqet një mrekulli natyrore.që cyt talentët vizuelë për të komunikuar vizualisht me natyrën dhe kulturëne pikturës së vizatimit”, shprehej në mes tjerash artisti Sheji!Piktori dhe artisti Qenan Sheji shkollën fillore dhe shtatëvjeçaren (pro-gjimnazin e kreu në Koroshishtë, e më pas kreu shkollën e mesme të ArteveAplikative në Shkup.Pas diplomimit për ca vite pinoi arsimtar i artit nëTetëvjeçaren “Bashkimi” në Dollogozhdë, ndërsa në vitin 1966, do të shkoiHollandë, në djepin e pikturës botërore, ku jetoi, punoi e veproi piktori ynënë të gjitha vitet që pasuan.Pas kryerjes së studimeve në Akademinë e Artit në Amsterdam, Qenan Shejido të punojë në cilësinë e profesorit të artit për 14 vjet në Akademinëqytetit Amors fort dhe në Fakultetin Pedagogjik të Artit, ndërsa krijimtarinëe vet e zhvilloi në atelienë e tij në Amsterdam, ku edhe do të vendoset dhejetoi me familjen/bashkëshorten Zoni. Jaqueline Sheji dhe tri vajzat e mrekullueshme: Mesdita, Miribaja dhe Mirdia/.
Pas kryerjes së studimeve, në Akademinë e Arteve të Bukura, e cila ishtenjë akademi ndërkombëtare, Qeveria Holandeze për fat do t’i ndajë Qenanit një bursë specializimi, të cilat do t’i kryej në afatin e caktuar. Pas përfundimit të specializimit, Qenani ambiciozë do të punësohet ligjërues-profesornë Akademinë e Arteve të Bukura në Amorstfort, qytet në Holandë, si dhe në Universitetin për Fakultetin Pedagogjik të Artit. Për këtë piktori Qenan do t’ijetë mirënjohës një familjeje holandeze, e cila viteve të fundit do t’i ndihmijë në sigurimin e bursës qeveritare.
Piktori Qenan Sheji shpesh herë organizante ekspozita me piktura autoriale,si në Tiranë/2004/, në Cyrih, në Firence, në Amsterdam etj. Një ekspozitë të ngjajshme do ta organizojë edhe në qytetin e Hagës, për të cilën do të shprehej:”Unë pata një ekspozitë në shtëpinë e qytetit të Hagës, të organizuar nganjë organizatë që përfshin kombet e papërfaqësuara në OKB, apo qe s’kanë ambasadorë apo ambasadat e tyre, siç Eshtë rasti me Tibetin, e Kosovën, gjegjësishtshqiptarët e ish-jugosllavisë, por, edhe të dhjetra popuj të tjr tjerë të botës.Ishte ky rast i mirë edhe për afirmimin tim si piktor, që përmes një konkursitë më besohet punimi i amblemës dhe flamurit të kësaj organizate, e cila paranjëmbëdhjetë ( 11 ) vitesh/1991-N.D./, u vendos me seli(vend qëndrim) në Hagë.Pra, në një konkurencë të madhe arrita që të fitoi në këtë konkurs ndërkombëar
Po kjo ekspozitë me simbolet që i krijova u emitua si lajm edhe në rrjetinamerikan televizive CNN. Në solemnitetin e organizuar me rastin e promovimit tëkëtyre dy simboleve, ku mirrte pjesë edhe kryetari i qytetit të Hagës, njëheritu zgjodha edhe si diplomat i vitit në këtë organizatë botërore, ndonëse veprimtari jetësore për mua ishte kultura e jo diplomacia politike. Por, megjithatënë vetvete mendoja se përmes kulturës mund të depërtoja në suaza ndërkombëtare, duke afirmuar jo vetëm veten, por edhe çështjen e kombit shqiptar”…Në bazë të njohurive tona piktori Qenanë ndër vite do të ligjeroi si nëAkademinë e Arteve të Bukura, ashtu edhe në Fakultetin Pedagogjik të Arteve,ndërsa një pjesë të kohës do ta kalonte në studion/atelien/ personale, duke
pikturuar punime autobiale me shumë vlera.Me punë do të arrij të krijoi njëstudio të madhe me përmasa 8 x 14 m dhe të lartë 5 m.Pikturat e veta nuk ibënte për treg komercial, por vetëm për ekspozita.Përndryshe, derisa ka qenënë studime, ishte i shtërnguar të ec/lëvizë edhe autostop, sepse shpesh herëi kanë munguar të hollat. Më në fund fati deshi të takoj një familje bëmirëseholandeze e cila ka shpehur dëshirën për të mbuluar shpenzimet e studimeve. Nëkëtë mënyrë, në vitin e fundit të studimeve/të pestë, në vitin shkollor 1965/66.do të fitojë bursën. Nga ana tjetër fitonte një eksperiencë të shkëlqyeshmeedhe nga vizitat që bënte nëpër galeritë e artit dhe në ekspozitat e ndryshme,pasiqë holandezët edhe historikisht, por edhe aktualisht, ishin flamurtarë nëpikturën botërore. Duke i soditur me admirim pikturat e Rembrandit, Van Gogut,Vermirit, Franc Hausit dhe të dhjetra piktorëve të tjerë që kanë krijuar emërnë artin botëror, duke perfeksionua edhe punën personale apo vetanake prejpiktori.Shumë herë vizitonte ekspozitat e Pikasos, ku ka pasur me qindra piktura të këtij autori. Por, edhe gjatë vizitave profesionale në Romë, në Institutin. Piktori Qenan Sheji, pati rastin të takohet me shumë personalitete shqiptare
por, edhe me diplomatë kariere nga Evropa e Amerika. Pra piktori ishquar Strugan Qenan Sheji, duke qëndruar për një kohë të gjatë në vendine “tulipanëve”/Holandë/ ishte zëri i kombit shqiptar që po luftonte me shekuuj për vetëvendosje dhe të drejtat e tij legjitime. Ai në shumë organizata
ndërkombëtare dhe joqeveritare përfaqësonte Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë,Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Malin e Zi. Nga Qeveria e Holandës kakërkuar gjithmonë që të ndikojë që forcat ndërkombëtare të futen në Kosovëdhe lobonte për ndërkombëtarizimin e SHBA-ve.Pavarsia e Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe përvjetorin e parë të saj,Qenani e priti në Amsterdam. Si njeri, që çdo herë i kishte të hapur dyert pëqeverinë Holandeze, Ai mundohej të ndikon edhe në avancimin e pozitës sëshqiptarëve. Në mes të tjerave ai kërkonte që Holanda të mos e ndihmojë Maqedoninë, përderisa ajo nuk i njeh shqiptarët si komb, shtetëformues, kurseherë pas here rebelohej, duke thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk i ka përmbu shur kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe se politika shqiptare ende nukdinë të bashkohet kur janë në pyetje çështjet e mëdha kombëtare. Ai nuk mirreej me politkë, por që nuk rrinte indiferentë karshi politikës dhe politikanëve. I kritikonte udhëheqësit kur duhej të kritikoheshin dhe i lëvdonte kur
bënin punë të mira për çështjen kombëtare.Qenan Sheji për shumë vite dhe ndihmesën e madhe edhe me Universitetin eTetovës, jo vetëm duke mbledhur ndihma/kontribute/, por edhe duke lobuar përzyrtarizimin dhe njohjen e saj si e drejtë e pamohueshme e shqiptarëve.Ai ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njihej sikrahu i djathtë i Ibrahim Rugovës në Holandë, ndërsa ç’mohej si “ambasador, irrallë”, sikur është shprehur në një rast për te Akademik Fehmi Agani.Qenan Sheji llogaritej edhe si zëri autentik i Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, në mesin e qarqeve inte-lektuale evropiane, ku gëzonte respekt dhe reputacon të lartë.Me pikturat e tija, ishte vazhdimisht i pranishëm ne ekspozitat në Amsterdam, Bruksel, Paris, Cyrih, Romë, Firence dhe në metropole të tjera evropiane.Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme, ndërroi jetë në ditët epara të muajit maj të vitit 2009.Trupi i pajetë u soll në vendlindje, dhe mështat maj do të kryhet ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit Zhepin, kunë përcjelljen e fundit do të marrin pjesë qindra miqë, bashkëvendas dheveprimtarë nga Struga dhe qytete të tjera, si dhe nga diaspora. Për të nderuar figurën e tij të piktorit akademikë”, me nismën e Shoqatës “Forumi i Intelektualëve Shqiptarë, në Strugë do të mbahet një mbledhje komemorativekushtuar Qenan Shejit, ku në mes tjerash në fjalën e tij zot. Xhemi Hajredinido të shtojë se: “Diaspora shqiptare ka humbur një veprimtar të shquar përliritë dhe të drejtat e njeriut, një themelues dhe veprimtarë të OrganizatësNdërkombëtare të Popujve të Papërfaqësuar në OKB (U.N.P.O.), themeluesin eFondacionit F.A.N. me synime humanitare dhe kulturore etj.Pra, nga 7 maji i vitit 2009, Profesori i arteve figurative dhe i pikturës në Akademinëe Utrehtit, në vendin e tulipanëve/në Holandë/, Qenan Sheji,prehet në varrezat e fshatit Zhepin të Strugës. Megjithse këto ditë po mbushe15 vite nga shkuarja në amshim/në botën e përtejshme/, kujtimet për këtëpersonalite dhe për veprimtarinë e tij për çështjen kombëtare nuk janëvenit dhe nuk do të harrohen kurrë.kulturës dheEdhe familja e ngushtë e Qenan Shejit është përcaktuar pas shkencës. Kështu, bashkëshortja Jaqueline Shehu është përkthyese në gjuhën etulipanëve/hollandishte e katër veprave të shkrimtarit shqiptar, IsmailKadare, si: “Pallati i ëndrrave”, “Piramida”, “Nata me hënë” dhe Prilli i thyer”Ndërkaq vajza e madhe, Mesdita, është arkitekter e diplomuar; vajza e dytëMiribaja-ka kryer dizajnimin dhe akademinë e arteve dhe vajza e vogël, Mirdiaishte profesoreshë e gjuhës angleze.
I përjetshëm qoftë kujtimi për këtë atdhetarë të papërsëritshëm…
Livadhi e Strugës,
10.06.2024
Prof Nebi DervishiStrugaLajm


Loading...
loading...