QKSHA – STRUGA mirëpriti në vizitë zv.Ministren e jashtme të Republikës së Kosovës znj. Liza Gashi e cila bashkë me ambasadorin Blerim Reka dhe zyrtarë të tjerë vizituan ambientet e QKSHA-Struga, takuan antarë, nxënës, mësueset dhe kryetarin e QKSHA z.Astrit Zhaku.
Znj. Gashi u njoftua nga afër për kontributin e organizatës sonë për çështjen shqiptare, ajo vlerësoi lartë rrolin e komunitetit tonë dhe dhuroi disa libra për shkollën shqipe të QKSHA-Struga!
Organizata jonë tashmë është një institucion i vlerësuar dhe respektuar nga zyrtarët dhe përfaqësuesit e atdheut tonë nga gjitha trojet.
Ne vazhdojmë misionin tonë gjithmonë me dinjitet në shërbim të kauzës shqiptare dhe mbrojtjes së gjuhës e identitetit tonë.