Qetësohet situata në Hasanbeg, banorët kthehen nëpër shtëpitë e tyre

Në Hasanbeg të Shkup situata është qetësuar dhe se grupet e banorëve që dolën në rrugë për të protestuar janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Ata theksuan se dolën në rrugë sepse policia kishte arrestuar tre të rinj të kësaj lagjeje. Turmat e protestuesve për disa minuta kanë qëndruar në sheshin e kësaj lagjeje.StrugaLajm

Televizioni Alsat ka raportuar se policia ka prangosur tre persona sepse kanë thyer orën policore, ndërsa banorët janë përgjigjur duke dalë në rrugë për të kërkuar lirimin e tyre dhe në këtë mënyrë kanë thyer edhe orën policore. Ministria e Brendshme pritet të dal me njoftim për këtë ngjarje. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...