Qeveria :Autostrada Kërçovë-Ohër përfundon pas dy vitesh

Shkaku i vonesës së ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër që filloi të ndërtohet para shtatë vitesh, janë lëshimet serioze në projektimin e saj, që më vonë kanë rritur koston e rrugës për shkak të punëve të reja ndërtimore që kanë dalë nga projektimi i serishëm i saj. Kostoja fillestare ishte 374 milionë euro, por në fund ajo do të kushtojë afër 10 milionë euro për një kilometër, ka treguar analiza e Institutit për Demokraci

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 22 gusht – Qeveria në mbledhjen e së martës mbrëma, ka miratuar Aneksin nr. 5 ndaj Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, pjesa Kërçovë-Ohër midis Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore dhe kompanisë kineze, Sinohydro Corporation Limited. Sipas aneksit të ri, konfirmohet se afati për përfundimin e punimeve në këtë pjesë është përcaktuar më 31.12.2023, pa ndonjë implikim shtesë financiar për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një muaj e gjysmë më parë apo më 30 qershor 2021, përfundoi edhe afati i dytë i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër që ndërtohet nga viti 2014. Me vendimin fundit është zgjatur afati deri në fund të vitit 2023. Mbikëqyrjen e përfundimit të këtij aksi rrugor të gjatë 57 km, do ta realizojë Instituti i Ndërtimtarisë në Shkup për afër 8 milionë euro.

Shkaku i vonesës së ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër që filloi të ndërtohet para shtatë vitesh, janë lëshimet serioze në projektimin e saj, që më vonë kanë rritur koston e rrugës për shkak të punëve të reja ndërtimore që kanë dalë nga projektimi i serishëm i saj.StrugaLajm

Kostoja fillestare ishte 374 milionë euro, por në fund ajo do të kushtojë afër 10 milionë euro për një kilometër, ka treguar analiza e Institutit për Demokraci. Në ndërkohë, pas përfundimit të afatit për përdorimin e kartelave pa pagesë për turistët serb që nëpër Maqedoni kanë vajtur për pushime në Greqi, është konstatuar se janë shfrytëzuar 84 mijë kartela falas. Me fjalë tjera, deri më 15 gusht apo për dy muaj, turistët serb nuk kanë paguar taksat e rrugës me vlerë prej 2.8 milionë euro që i kanë fituar në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Kartelat Smart M, serbët i kanë fituar në emër të falënderimit për donacionin e vaksinave që Serbia i dhuroi Maqedonisë pranverën e këtij viti kur te ne munguan vaksinat, si dhe si falënderim për vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë në Serbi. Njëherësh, edhe vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me punonjësit shëndetësorë me vaksinat e dhuruara nga Serbia, ndërsa me dhjetëra mijë qytetarë nga Maqedonia shkuan në Serbi për vaksinim. Në fakt, turistët nga Serbia që kanë udhëtuar përmes Korridorit 10 në drejtim të Greqisë kanë kursyer për çdo automjet nga 760 denarë sa ka kushtuar në fakt transiti përmes Maqedonisë së Veriut, drejt detit të Greqisë. Me vendimin qeveritar për kalimin e veturave të qytetarëve serb prej 15 qershorit deri më 15 gusht, u ndanë 2.8 milionë euro dhe u përgatitën 200 mijë kartela, por nuk u shfrytëzuan as gjysma e tyre. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...