Qeveria dhe Sindikata përafrojnë qëndrimet për rritjen e rrogave në arsim, ja çka u vendos?

Në Qeveri ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Arsimit, Arbër Ademi me sindikalistët e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), ku më pas është nënvizuar se ka përafrim të qëndrimeve, informon INA.

Ministri i Arsimit, Ademi theksoi se ka përafrim të qëndrimeve pasiqë janë shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe kushtet reale. Ai shtoi se gjatë ditëve në vijim pritet konkretizimi i marrëveshjes për rritjen e rrogave konform të gjitha parametravecqë janë të disponueshme. Edhe kreu i SASHK, Jakim Nedelkov tha se ka përafrim qëndrim dhe se javën tjetër në një nga takimet mund të bie marrëveshja. Ai shtoi se koha është e shkurtër pasi që greva e tyre starton më 11 nëntor nëse nuk ka marrëveshje.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...