Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

Nëse VMRO-DPMNE arrin dy të tretat e shumicës në Parlament dhe miratohet ligji i nevojshëm, Qeveria do të rrisë numrin e ministrave të saj nga 20 në 24 ministra.

Aktualisht, Qeveria e kryesuar nga kryeministri teknik Talat Xhaferi ka 20 anëtarë, katër prej tyre janë nënkryetarë.

VMRO-DPMNE planifikon të shtojë katër ministri të reja, një pjesë e të cilëve do të jetë si dikastere të reja dhe një pjesë do të rigrupohen nga ato ekzistuese dhe do të bëhet transferimi i disa sektorëve nga njëri në tjetrin.

Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime MineraleStrugaLajm

Ministria e Sportit (Agjencia e mëparshme për rini dhe sport)

Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës (sektori i ministirës së Punës do ti bashkohet këtij dikasteri)

Ministria për Kulturë dhe Turizëm

Ministria për Transformim Digjital (transformimi i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës)

Tre partnerët e koalicionit në qeverinë e ardhshme, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, kanë 78 deputetë dhe kanë nevojë për dy të tjerë për një shumicë prej dy të tretash për të ndryshuar ligjin.

In : Aktuale

Loading...
loading...