Qeveria Kurti i mbylli pesë komuna paralele në Veri të Kosovës

Sot pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se me këtë rast janë mbyllur komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviqit.

“Këto pesë sot i bashkohen shtatë komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se qytetarët kanë adresën e saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Kosovës.

“Nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës sonë”, ka përfunduar Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se janë mbyllur pesë institucione paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale pas aksionit të policisë së vendit në katër komunat veriore.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se komunat paralele që nuk do të operojnë më janë:StrugaLajm

“1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës

2. Komuna paralele e Mitrovicës

3. Komuna paralele e Zveçanit

4. Komuna paralele e Zubin Potokut

5. Komuna paralele e Leposaviqit”.

In : Aktuale

Loading...
loading...