Qeveria: MPB-ja do të hetojë ngjarjen e Strugës, dhe do të na informojë

Qeveria e RMV-së në Seancën e 50-të qeveritare, ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për zbardhjen e rastit të Strugës dhe manifestimit të policisë për Ditën e Policisë, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së në seancën e 50-të e ngarkon MPB-në, menjëherë të hulumton rastin e mbajtjes së ngjarjes fetare ne Strugë”, raportojnë nga Qeveria.

Gjithashtu kërkohet të hetohet edhe manifestimi i organizuar nga MPB-ja në lidhje me Ditën e policisë në RMV, ku vërehet mosrespektimi i masave.

“Të merren masat e duhura ndaj personave përgjegjës dhe për të njëjtën të informojnë Qeverinë e RMV-së”, kërkojnë nga Qeveria.StrugaLajm

Qeveria në këtë seancë gjithashtu dënoi sulmin verbal ndaj gazetarit të TV Klan në manifestimin Dita e Policisë, duke kërkuar nga MPB-ja që të sanksionon sulmuesin. Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe shoqata e gazetarëve.

Ndryshe, edhe përskaj masave qeveritare për parandalim të virusit korona, ku ndalohet grupimi i qytetarëve si dhe obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse, në Strugë në mënyrë tradicionale u zhvillua liturgji fetare në të cilën u mblodhën qindra besimtarë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk respektuan masat.

In : Aktuale

Loading...
loading...