Qeveria sot jep dritë të gjelbër për ligjin e ri për PP-në

Shkup, 23 korrik Qeveria në seancën e sotme në propozim të Ministrisë së Drejtësisë do t’i shqyrtojë Propozim – ligjin për Prokurorinë Publike, si dhe Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Maqedonisë së Veriut.

Ligji i ri për Prokurorinë Publike parashikon integrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion në Prokurori Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar  dhe Korrupsionit të Lartë me kompetencë në të gjithë territorin e vendit dhe garanci për veprim të pavarur, që i përgjigjet pozicionit të tanishëm, ndërsa megjithatë është në hierarki dhe  vartësi të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të gjithë prokurorët e PSP-së mund të vazhdojnë të punojnë në këtë Prokurori të re. Mandati i ytre skadon më 15 shtator, ndërsa ata kanë të drejtë të rizgjedhjes, nëse duan të kandidohen. E njëjta vlen edhe për personelin tjetër, ndërsa arkivi, pajisja do të transferohen në Prokurorinë e re Publike.

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë do të jetë kompetente për format më të ndërlikuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të njohur si korrupsion të jakëve të bardha, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga dispozita kalimtare, është paraparë që ligji të fillojë të zbatohet më 15 shtator.

Në seancën e sotme të  146-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut do të shqyrtohet Informacioni për fillimin e procedurës për vendosjen e partneritetit privat publik për rikonstruktimin e HEC “Glazhna” dhe HEC “Likovë”.StrugaLajm

Anëtarët e Qeverisë sot do të marrin vendim edhe për Propozim – ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Korpusin Evropian të Solidaritetit”.

Ministria e Punëve të Jashtme si pikë në rend dite nëseancën e sotme e propozon Propozim – ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosje e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për qarkullim ndërkombëtar Tabanoc (Republika e Maqedonisë së Veriut( dhe Preshevë – (Republika e Serbisë).

Në propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë seancë vjen Informacioni lidhur me nevojën e zbatimit të procesit të kontrollit (veting) të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në këtë seancë do ta prezantojë informacionin për modernizimin e regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të rregulloreve – ENER dhe vendosjen e formave të reja për përfshirje në procesin e krijimit të politikave.

In : Aktuale

Loading...
loading...