Qifli Shej zgjidhet kryetar i ASH-së të Veleshtës

Sonte në Veleshtë është themeluar nëndega e Aleancës për Shqiptarët, ku z. Qifli Shej u propozua dhe u zgjodh njëzëri kryetar i kësaj nëndege. Aktiviteti u nderua me prezencën e deputetit të zonës, z. Salim Sulejmani, i cili dha një dimension të veçantë politik këtij organizimi.

Koordinatori i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Garip Kaba, gjatë fjalës së tij, theksoi krenarinë për mbështetjen e bashkëfshatarëve të tij, duke u premtuar se gjithmonë do të jetë pranë tyre për nevojat dhe shqetësimet e tyre. Ai shtoi se “zëri i unifikimit dhe rreshtimit në rrugën e duhur gjithmonë ka nisur nga Veleshta dhe do të vazhdojë të japë mesazhe të fuqishme për bashkimin politik.”(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...