Qoku: Korridori 8 do të gëzojë gjithmonë prioritet të lartë për VLEN

Shkruan: Bekim Qoku

Për sa kohë VLEN do të jetë pjesë e qeverisë, nuk do të pushojë kurrë angazhimi maksimal për ndërtimin e këtij korridori të rëndësishëm evropian.

Përveç rrugës prej 12 kilometrave që do ta lidhë Shkupin me autorrugën “Arbën Xhaferi”, deri në fund të këtij mandati qeverisës, VLEN do ketë prioritet të lartë përfundimin e realizimit të segmenteve të Korridorit 8 Kërçovë-Strugë-Qafëthanë, zgjerimin e rrugës Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Kërçovë.
…………

BDI, për 22 vjet sa qe në pushtet, njihet si partia që nuk arriti të ndërtojë asnjë km të vetme rrugë autostrade në zonat ku shqiptarët janë shumicë. Nuk ka ndërtuar madje asnjë rrugë as regjionale, as dytësore, nga A në B. Llafe e llafe fushatash.
Artistë premtimesh dhe mjeshtër mashtrimesh. Ka të çmendur që ende u besojnë këtyre kotësive.StrugaLajm

– Premtuan me pompozitet ndërtimin e korridorit 8, dhe deri tani nuk kanë hedhur asnjë lopatë të vetme për këtë projekt. Ajo çfarë dihet është se e bënë një kontratë me ndërtuesin të cilën e shpallën dokument sekret.
Një tjetër kuriozitet i BDI-së rreth këtij projekti është se kompania e cila u zgjodh për të kryer mbikëqyrjen e punimve të rrugës, “Elektrosolution”, është kompani për prodhimin e brekëve.

– Pas zgjedhjeve të vitit 2008 Musa Xhaferi, atë qeveri si zv. kryeministër, u zotua në emër të BDIsë se do ta ndërtojnë segmentin Shkup-Bllacë. Deri sot, pas 16 vjetëve në qeveri, BDI nuk ka arritur ta nxjerrë në fund asnjë kilometër të vetëm.

– Ndërsa në zgjedhjet ardhshme të vitit 2011, BDI premtoi ndërtimin edhe të rrugës Tetovë-Prizren. Deri tani, pra pas 13 vitesh, duke qenë në pushtet natyrisht, nuk ia dolën të realizojnë asnjë metër rrugë.

– Në vitin 2013, me financim kinez BDI-Gruevski nisën ndërtimin e dy autostradave. Njëra përfundoi, ndërsa tjetra, ajo që kalon përmes viseve shqiptare, segmenti Kërçovë-Ohër, pas 11 vitesh, duke qenë gjithmonë në pushtet, ende është në ndërtim.

Në ndërtim vazhdojnë të jenë mashtrimet e kësaj kaste politikanësh të korruptuar deri në grykë dhe pasanikësh të mëdhenj.

In : Aktuale

Loading...
loading...