Qoku:Ali Ahmeti, shqiptarëve u ka sjell vetëm dëm,përveç viteve 2002-2006

Bekim Qoku

Në qoftë se do të detyroheshim të pranonim ndonjë ndryshim pozitiv për shqiptarët këto 20 vitet e fundit sa është Ali Ahmeti në pushtet, do të veçoja mandatin e parë të BDI 2002-2006, që doli nga zgjedhjet e para pas konfliktit të vitit 2001. Megjithatë, ne duhet ta vëmë në dukje këtu faktin që këto ndryshime pozitive nuk erdhën si rezultat i politikbërjes racionale e të urtë të Ali Ahmetit apo BDI-së, por si rezultat i luftimeve të UÇK-së dhe gjakut të derdhur shqiptar. Ky është një dallim thelbësor.

Thënë tjetërsoj, ndryshimet pjesërisht pozitive që përmirësuan shumë pak statusin e shqiptarëve e që kishin filluar tashmë me një ritëm të vrullshëm nga PDSH-ja e Arbër Xhaferit, nuk ndodhën ngaqë Ali Ahmeti politikan diti të kapitalizojë legjitimitetin e tij politik, por sepse shteti maqedonas duhej patjetër t’i shpërblente shqiptarët që dorëzuan armët dhe nuk prishën shtetin e tyre kur kishin mundësi.StrugaLajm

Por pas mandatit të parë, pasi shqiptarët morën çka morën, pas 2006 e këtej, gjithë ato ndryshime pjesërisht pozitive na kanë dalë për besë për hundësh. Shkurt, Ali Ahmeti politikan zyrtar i integruar në sistemin maqedonas, shqiptarëve u ka sjell vetëm dëm, vetëm vaj e mjerim. Ali Ahmeti është stabilokrati i përsosur i gjendjes inferiore të shqiptarëve të MV. Ky status quo i shkon përshtati të gjithë faktorëve tjerë përpos vetë shqiptarëve dhe mbase edhe bullgarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...