Qoku:BDI përmes një përshkrimi alegorik sipas filmit Coming to America

Bekim Qoku

Aktori Eddie Murphy luan princin e një shteti Afrikan që mbërrin moshën e martesës dhe prindërit e tij i kërkojnë nuse sipas traditës. Pasi i prezantohet nusja potenciale, princi e merr dhe mbyllen në një dhomë për ta njohur më nga afër:
Skena në dhomë:

Princi (Gruevski, Zaevi e nesër Mickoskti) në bisedë me nusen e buzëqeshur dhe gjoks’hedhur (BDI-në):

Nusja (BDI) i thotë princit (Gruevskit, Zaevit e nesër Mickoskit): “Qyshse jam lindur, jam stërvitur vetëm t’Ju shërbej.”

Gruevski/Zaev: “Këtë e di. Por megjithatë dua të di se çfarë të pëlqen ty personalisht?”
BDI, me temena: “Atë çfarë ju pëlqeni Juve, Nikoll/Zoran.”StrugaLajm

Gruevski/Zaev: “Çfarë muzike ju pëlqen të dëgjoni?”
BDI, me temena: “Atë muzikë që ju pëlqen Juve, Nikoll/Zoran.”

Gruevski/Zaev: “Cili është ushqimi juaj i prefereuar?”
BDI, me temena: “Është ushqimi që ju e preferoni, Nikolla/Zoran.”StrugaLajm

Gruevski/Zaev: “Prit pak, ta kuptoj më qartë, ti po më thua që do të bësh çdo gjë që do ta kërkoja? Bash çdo gjë?”
BDI, me temena: “Po, Nikoll/Zoran, çdo gjë.”

Gruevski/Zaev: “Leh njëherë si qen të të shoh!”
BDI: “Ham, ham.”

Gruevski/Zaev: “Kërce me një këmbë tani!”
BDI: Hop, hop, hop.

Gruevski/Zaev: “Kërce me një këmbë dhe leh!”
BDi: Ham e hop, ham e hop, ham e hop.

In : Aktuale

Loading...
loading...