Qoku:Edi Rama as që i bën hesap drejtuesit e partive të vogla në Maqedoni

Shkruan: Bekim Qoku

1. Edi Rama as që i bën hesap drejtuesit e partive të vogla në MV si puna e ASH, Alternativa apo Besa. Aspak. Fare. Marrëdhënia e Edit është vetëm me Aliun, me “kryeplakun”. Të tjerët janë vetëm kusur. Që do të thotë se

2. darka e nesërme nuk shtrohet për Aliun, sepse Aliu është bashkëshrues i darkës, por për partitë e vogla, për “kusurin”, të cilat

3. duke shkuar te Edi, kryeministri i shqiptarëve, kujtojnë se do ta legjitimojnë veten si figura relevante politike, pa e kuptuar se ata me këtë rast e legjitimojnë, në fakt, vetë Edin, që s’i ka mbetur më asnjë përbërës, asnjë element kombëtar, por vetëm kulisa politike si kjo e darkës së nesërme, kuStrugaLajm

4. paraprakisht Edi me Aliun janë dakorduar për skenarin e darkës. Aty, protagonistët kryesor do të jenë padyshim Edi dhe Aliu. Ata do t’i japin tonin darkës, mbi 80% të kohës. Menduh Thaçi në rolin e antiheroit do bëj gjoja rebelin apo jokonformistin, por që gjithçka është brenda skenarit të Edit dhe Aliut. Të tjerët …

5. Ndonëse drejtuesit e partive të vogla do të kenë probleme me tretjen më pas, jam i sigurt se ushqimi do të jetë të paktën i shkëlqyer.

In : Aktuale

Loading...
loading...