Qoku:Për ta kuptuar Ali Ahmetin,shikoni reagimet e tija

Bekim Qoku:

Ali Ahmeti përmes postimit të tij të fundit në FB na ilustron se ai nuk është politikan që përfaqëson interesat e një populli, por të klientëve të tij që e votojnë. Ai indinjohet dhe reagon vetëm atëherë kur sulmohet subjekti i tij (i thënçin politik) nga politikanë maqedonas, por nuk dënjoi të reagojë kur u ofenduan shqiptarët në sheshin e Shkupit. Z. Ahmeti preket shumë kur dikush ia përmend opozitën. Nuk e duron atë. Ka një alergji nga opozita.
Një politikan që do me çdo çmim të qëndrojë në pushtet është shumë i rrezikshëm për popullin e tij. Ai do bëjë çmos ta ruajë atë, duke korruptuar dhe duke u korruptuar, duke manipuluar e shantazhuar.

Meqë Ali Ahmeti e paska kaq zët idenë e opozitës, ja pra ku duhet ngacmuar ai, duke ia kujtuar sa më shpesh opozitën, duke i gjetur slogane e fraza që përmbajnë “Opozitën”, si psh
Erdhi dita, Ali opozita.
E pse jo?StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...