10 ministra shqiptarë

Sa më të paaftë, në të kaluarën, aq më shumë argumentet kanë qenë se “ata” s’na linin. Kjo më nuk ekziston. Nëse 10 ministra shqiptarë, gjysma e qeverisë, nuk arrijnë të shkatërrojnë nocione të së kaluarës, atëherë problemi do jetë tek vetë ministrat, siç do jetë edhe për të gjithë sfidat e mëdha, ekonomia, varfëria, energjetika, shëndetësia, arsimi…

Nga Nazim RASHIDI

Në qeverinë e votuar pak ditë më parë, në krye të se cilës është Dimitar Kovaçevski ka 20 ministra dhe 16 ministri. Në mesin e ministrave bëjnë pjesë edhe zëvendës ministrat dhe një ministër pa portofol, por gjysma e tyre janë shqiptarë. Fatmir Bytyçi zëvendës kryeministër për çështje ekonomike i cili vjen nga radhët e partisë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, e kryeministrit Kovaçevski. Gjashtë ministra janë të Bashkimit Demokratik për Integrim: Artan Grubi zëvendës kryeministër i Parë, dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, Bujar Osmani ministër i jashtëm, Kreshnik Bekteshi ministër i ekonomisë, Fatmir Besimi ministër i financave, Naser Nuredini në Ministrinë i mjedisit dhe Jeton Shaqiri ministër i arsimit.

Nga partia Alternativa ministra do të jenë: Bekim Sali, ministër i shëndetësisë, Admirim Aliti, ministër për shoqërinë informatike dhe administratë dhe Xhemail Çupi ministër pa portofol për diasporën.

Asnjëherë një qeveri në Shkup nuk pa pasur 50 për qind ministra shqiptarë. Pa diskutim që një pamje e tillë sjell një thyerje të madhe të imazhit të shtetit. Vetë i përkas një brezi i cili jo një pamje e tillë, por edhe një përfaqësues me peshë në qeveri e kishte të pamundur tan imagjinonte. Historia e përfaqësimit shqiptar në ekzekutiv është e përfshirë me protesta, viktima, burgosje, konflikt dhe madje për jetën e një njeriu transformimi kaq i madh mund të ishte edhe i pa arritshëm. Por unë i përkas atij brezi që kam parë edhe shtypjen dhe imazhin nacionalist maqedonas ku shqiptarët nuk shiheshin as si pjesë e shtetit, por as si pjesë e këtij vendi, e deri më sot ku gjysma e qeverisë është shqiptare. E theksoj këtë sepse një gjë e tillë s’duhet harruar. Aq më shumë duhet theksuar ky transformim sepse pak ditë më parë, një figurë në rritje politike, kur folëm për këtë moment, gati shprehu habi por nuk ngurroi të pranojë se nuk e njihte periudhën e pas viteve të nëntëdhjeta. Kjo mu duk e pafalshme sepse historia, por sidomos ajo politike e një vendi nuk mund të shohë përpara pa marrë parasysh të kaluarën. Qoftë kjo si histori, por më shumë si leksion. Më shqetësoi ideja se politikanët e rinj shqiptarë dhe joshqiptarë, logjikën dhe veprimin politik e merrnin nga politika e ditës, që di të jetë tejet e mjegulluar. Por ky politikan që nuk do duhej t’i falej lehtësia me të cilën tregon se s’di një të kaluar jo shumë të largët, mbi të cilën është ndërtuar aktualiteti i sotëm politik, megjithatë tregon dhe realitetin e perspektivës së tij. E ajo është se ai është më shumë i fokusuar tek e tashmja dhe e ardhmja. Dakord. Pra le ta shohim atëherë këtë qeveri edhe nga ky këndvështrim.

Çdo të thotë të kesh atëherë 10 ministra shqiptarë në një qeveri me 20 ministra në Maqedoninë e Veriut? Duke marrë parasysh pra historinë, është një “triumf”. Dakord, është një përplasje fytyre sidomos suprimacistëve maqedonas, por vetëm si triumf nuk duhet të shihet. Do doja të shihet si një normalitet. Dhe për mua mbi të gjitha është PËRGJEGJËSI. Pas kësaj dhjetësheje në qeveri, e para bie argumenti “se s’na lënë” të bëjmë më shumë dhe e dyta, s’mund të ketë sugjerime se s’ka akses në shtet dhe e treta, përgjegjësia për çdo sukses e dështim, a dështime do ketë plot, s’mund të jetë më tek të tjerët.

Pajtohem me atë politikanin e ri, ndonëse ai për arsye të mos dijes, kur sugjeron se duhet t’i ikim simbolikës. Ajo ka rëndësi, sepse jep pasqyrën e realitetit, por nuk duhet qenë peng i saj. Dhe këtu më ne duhet të mësohemi me idenë se shteti është edhe i joni. Si i tillë, gjithë këta ministra duhet tashmë të tregojnë se nuk janë aty veç për të shfrytëzuar, por edhe për të punuar. Imazhi i tyre se veç shohin interesin personal, ku bëjnë pjesë edhe ministrat maqedonas, me kaq pushtet e peshë, do të duhet të shndërrohet në një imazh se realisht tashmë punojnë për njerëzit. Nëse asnjëherë shqiptarët s’kanë pasur kaq pushtet, atëherë kjo do të duhet të reflektohet në terren, e në bazë ku ata marrin votat. Por për këtë duhet të ketë nocion të lartë për përgjegjësinë.

Argumentet se ka krizë, (a kur s’ka pasur), se ka pandemi, se ka ndikime nga rrethanat që vijnë nga jashtë vendit, nuk do vlejnë.StrugaLajm

Ekonomia, finesat, shëndetësia, arsimi, politika e jashtme, janë arteriet kryesore të një shteti, të gjitha në duar shqiptare, s’ka me argumente për dështim për shkak të tjerëve. Lisharësja e pushtetit politik ka qenë shpesh në anën negative për shqiptarët. Po, e di këtë. Më shumë unë e brezi im se sa madje edhe disa ministra që janë në pushtet, e nëse sot është në anën pozitive, kjo do të thotë më shumë punë e përgjegjësi. Por kjo e dyta lidhet shumë me aftësinë dhe këtu do fillojnë problemet. Sa më të paaftë në të kaluarën, aq më shumë argumentet kanë qenë se “ata” s’na linin. Kjo më nuk ekziston. Nëse 10 ministra shqiptarë, gjysma e qeverisë, nuk arrijnë të shkatërrojnë nocione të së kaluarës, atëherë problemi do jetë tek vetë ministrat, siç do jetë edhe për të gjithë sfidat e mëdha, ekonomia, varfëria, energjetika, shëndetësia, arsimi…

Nga ana tjetër, uroj që kjo prezencë e madhe të mos nxjerrë në sipërfaqe edhe nacionalizmin maqedonas, që ne e dimë, e shohim dhe e ndjejmë që shpesh është i fshehur e në disa raste mes disa eksponentëve, ende periferik, shfaqet me vokabular agresiv.

Kjo lidhet pikërisht me atë histori që politikanët e rinj se dinë, me historinë ku këta maqedonas në thelb kanë konceptin se vendi një herë është i tyri e pastaj i tjerëve, e ku reagimet “triumfale” se morëm qeverinë mund të sjellin një reagim tjetër “triumfal2, dhe opozita që nuk është çudi të marrë pushtetin vetëm pas disa muajsh pastaj të vërë një ose dy ministra shqiptarë në qeveri. Ajo pastaj mund të thotë, çështja e përfaqësimit është e mbyllur, sepse ja ka pasur raste kur 10 ministra kanë qenë në qeveri dhe mund të ketë kur do ketë edhe një. Përqindja e përfaqësuesve shqiptarë në administratë është e lartë dhe ashtu si ministrat e mëparshëm që kujdeseshin për të gjithë, ashtu edhe këta tani do kujdesen për të gjithë qytetarët. A do ketë argumente të kundërshtohet kjo logjikë? Në historinë e Maqedonisë së Veriut ka pasur raste kur për të nxitur votues rriten tonet nacionaliste, siç ndodhi kur Nikolla Gruevski mori PDSH-në në qeveri si humbëse tek shqiptarët. Ka gjithashtu raste kur shqiptarët bënë Kryeministër Zoran Zaevin edhe pse humbi tek elektorati maqedonas. Pra triumfalizmat me logjikë numrash mund të sjellin për shkak të logjikës politike edhe një fitues dominant maqedonas e të ketë një qeveri dominante maqedonase, me një parti minore shqiptare, ku do të përmbushen 61 votat nga deputetët e nevojshme për të formuar qeveri dhe mbi të njëjtën logjikë lisharësi i pushtetit të kalojë nga një ekstrem në tjetrin.

Historia dhe praktikat prandaj s’mund të mos merren parasysh. Sepse gjithçka ndërtohet mbi këto baza, përvoja dhe dije.

Ajo që mund të them në fund në rrethanat aktuale, që prezenca kaq e madhe shqiptare, madje dhe historike, të merret si një normalitet është vetëm suksesi në punë. Por, a do ndodhë kjo? E këtu kemi aq shumë për të paragjykuar sa s’ka më. Por meqë janë në fillim të punës, do heshtim. Do presim. Uroj realisht të kenë sukses, të gjithë, madje edhe ata maqedonas, e gjithë qeveria, sepse njerëzit janë lodhur nga dështime e zvarritje, nga tensione e dështime. Në të kundërtën aq lartë, në kahje të kundërt do shkojë ai lisharës, sa as ai hoxha në qeveri me lutjet e tij s’do bëjë dot gjë. Por le të presim… me shpresë se jo për kot!

(Autori është kolumnist i rreg

In : Aktuale

Loading...
loading...