Qyra viziton Bojkun pas operacionit: Besmiri – luftëtar i jashtëzakonshëm në fushë!

Pronari i kompanisë Trim & Lum dhe themeluesi i FC Struga Trim Lum, Mendi Qyra ka vizituar sot në spital futbollistin Besmir Bojku.

Bojku u lëndua në ndeshjen e djeshme përballë Rabotnickit, duke pësuar frakturë në këmbë, për të cilën sot u desh ndërhyrje kirurgjikale.

“Një vizitë për t’i dëshiruar shërim sa më të shpejtë luftëtarit të jashtëzakonshëm në fushën e lojës tek FC Struga Trim Lum, Besmir Bojkut. Kjo vizitë pasoi, pasi Besmiri pësoi frakturë në këmbë dje në betejën që e bëri ai, si di vetë! Sigurisht që Besmiri me forcën që ka, ndihej më mirë dhe shumë i fortë. Jam i bindur se ai do të kthehet akoma më i fortë. Forca Besmir, jemi me Ty”, ka shkruar Mendi Qyra mbi foton e publikuar me Besmir Bojkun.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...