Qyteti im-Xhemi Hajredini

Qyteti im

Rrezet e diellit
filluan ta miklojnë
bukuroshen e liqenit.
Pemët dhe kopshtet
kanë filluar të lulojnë
e të përtërihen.
Uji i kulluar derdhet
qetë-qetë në shtratin e lumit,
në rrugën e ngjalave,
në rrugëtimin e shumimit.
Era e lehtë fëshfërin
mendimet dhe zemrat
e udhëtarëve të shushatur,
të njerëzve që këmbëngulin
të mësojnë të vërtetën,
nëse i flamosuri ngjitës
do të shqitet.
Qyteti im,
i llastuar nga Zoti,
dashuron nga largësia.StrugaLajm

© Xhemi Hajredini
Strugë, 12 mars 2020StrugaLajm


Loading...
loading...