“Ra në dashuri me r ekrutuesin e saj”/ Transformimi i mamasë së Alvinit nga shtëpiake në luftëtare të ISIS-it (FOTO)

Makthi i 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, mori fund ditën e sotme, pasi u mundësua që nëpërmjet një operacioni të paprecedentë të nxirrej dhe të shpëtohej nga kampi sirian Al-Hol.

Qendrimi i tij në Siri zgjati pesë vjet: në 2014-tën, kur ishte vetëm 6 vjeç, e ëma, Valbona Berisha e mori fshehurazi të atit, Afrim Berisha, për ta rritur në “kopshtin” e ISIS-it.

Përgjatë këtyre vjetëve, Valbona pësoi një metamorfozë nga një shtëpiake e thjeshtë, që ishte sistemuar më familjen në Barzago të Italisë, në një luftëtare të Shtetit islamik, duke rënë në dashuri edhe me rekrutuesin e saj. Valbona vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat e saj, 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin, i forcuar për të ndjekur fatin e luftëtarit të grupit xhihadist. Indoktrinimi u krye gradulisht. Kështu, Valbona nisi të mbante shami koke, të mbante kontakte nëpërmjet internetit me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili vdiq më pas në luftime shkurtin e vitit 2015.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”, Valbona i bleu biletat e udhëtimit për veten dhe djalin përmes një agjencie udhëtimi në Kosovë, e më pas u nis nga aeroportit i Orio al Serios drejt Stambollit.

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri. Pasi vuri këmbën në Turqi, Valbona iu bashkua një familjeje nga Bosnja që ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës.StrugaLajm

Nga mbulimi i ngjarjes nga “Corriere della Sera”, mësohet se ishte i shoqi, ai që denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët. Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, gjithmonë sipas Corriere-s, por Valbona ishte përgjigjur: “ Për të vdekur kemi gjithsesi“. Në fakt ajo vdiq në Siri më vonë, gjatë një sulmi ajror.

Operacioni i shpëtimit të Alvinit u realizua në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare. Alvin është duke dalë nga kufiri midis Sirisë dhe Libanit dhe pritet që në orët e ardhshme të marrë avionin që do ta çojë sjellë atë në Roma nga Beiruti dhe Libani. Me të ndodhet edhe një ekip i emisionit investigativ italian “Le Iene” dhe babai, Afrimi i cili pret për të përqafuar të birin.StrugaLajm

Babai i të miturit e ka kërkuar të birin që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, asokohe vetëm 6 vjeç, në kampin Al Hol në Siri, (kufi me Turqinë).

Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente Alvinin nga babai kishte vënë shami dhe kishte shfaqur sjellje radikale, rezultoi të kishte vdekur në një kamp së bashku me një burrë të huaj me të cilin ishte martuar.

Në këto kushte, 11-vjeçari mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ italian “le Iene” arriti të mundësojë një takim tyrin. Mirëpo, i ati nuk mund ta nxirrte Alvinin nga kampi Al-Hol, pasi siç u raportua, për këtë qëllim nevojitej ndërhyrja e autoriteteve shqiptare.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, edhe pse nga ana tjetër mungon transperenca e hapave që ndjekin autoritetet shqiptare për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...