Rajoni mund të marrë 6 miliardë euro nga BE

Sa reforma, aq para, është motoja e Planit të ri të zhvillimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Rajoni ka një shans për të marrë një total prej 6 miliardë eurosh. Komisioni Europian do të financojë me 6 miliardë euro afrimin dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me tregun evropian. Rreth 4 miliardë euro janë kredi me interes të ulët dhe grejs periudhë 8 deri në 10 vjet, ndërsa dy miliardë eurot e mbetura do të jenë grante.

Shpërndarja e fondeve do të bazohet në popullsinë dhe Bruto Prodhimin Vendor të çdo vendi të rajonit. Sipas këtyre parametrave, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të shpresojë për gati një miliard euro deri në vitin 2027. Prioriteti i parë i BE-së është hapja e tregut të përbashkët evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Që kjo të ndodhë, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit do të duhet të zbatojnë reforma themelore, të afrojnë legjislacionin e tyre me atë të BE-së. Masat specifike që qeveria në Shkup do të duhet të ndërmarrë variojnë nga reformat në sundimin e ligjit, përmes përmirësimit të kontrollit fiskal, proceseve arsimore, deri në privatizimi i Postës dhe Hekurudhave.StrugaLajm

Fokusi do të jetë në shtatë fusha prioritare: Lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, aksesi në sistemin SEPA të BE-së, lehtësimi i transportit rrugor, integrimi dhe dekarbonizimi i tregut të energjisë, digjitalizimi dhe integrimi në zinxhirët e furnizimit. Një nga parakushtet për një integrim më të shpejtë ekonomik të gjashtë vendeve të rajonit është bashkëpunimi fillestar i tyre në një treg rajonal, si hap i parë drejt aksesit të përbashkët në tregun e përbashkët evropian.

In : Aktuale

Loading...
loading...