Rama iu drejtohet investitorëve turq me fjalët e Kuranit: “Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm”

Gjatë fjalës së tij, në konferencën me investitorët në Turqi, kryeministri Edi Rama iu kërkoi ndihmë turqve për të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. Ndër të tjera, Rama iu drejtua donatorëve turq, duke cituar Kuranin dhe duke përmendur Allahun. Ai tha se “Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes”. “Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë. Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me nja dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falenderoj me zemër për durimin”, deklaroi kryeministri Rama. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, do të zgjasë deri në një vit. Erdogan u shpreh se një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale.Turqia premtoi ndërtimin e 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...