Rama për “El Pais”: Tani më, asgjë nuk presim nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama në intervistë për gazetën spanjolle “El Pais” të dhënë një ditë para Samiti BE-Ballkan Perëndimor, thotë se “më asgjë nuk presim nga Bashkimi Evropian”.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, ka shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm”, deklaroi Rama për samitin, lajmëron Top Çanell.

Duke iu përgjigjur raporteve për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, kryeministri thotë se jo çdo gjë është e besueshme.

StrugaLajm

“Situata është ndryshe. Disa raporte duhet të merren me shumë kujdes: si bëhen, kush e bën, etj. Ato nuk janë shkencore dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk po them që Shqipëria nuk ka probleme korrupsioni, sepse kjo do të ishte një gënjeshtër, por që nuk mund të krahasohet aspak me tetë vjet më parë”, tha Rama.

Gazetari u ndal te ofendimet ndaj gazetarëve, ndërsa  Rama i konsideroi “gjëra të së kaluarës të nxjerra jashtë kontekstit”.

“Unë nuk kam ofenduar personalisht askënd! Thjesht fola për fenomenin e lajmeve të rreme, akuzat e pabaza … pjesë e asaj që unë e quaj gazetari dembele. Dhe kush ndihet i fyer, ndoshta është problemi i tij”, tha Rama.

In : Aktuale

Loading...
loading...