Ramis Merko, mori pjesë në aktivitetet për përgatitjen e një Studimi për rivlerësimin e Liqenit të Ohrit

👉 Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, mori pjesë në prezantim për aktivitetet për përgatitjen e një Studimi për rivlerësimin e Liqenit të Ohrit, të mbajtur në mjediset e Komunës së Ohrit. Studimi është duke u përgatitur nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës IUCN ECARO si pjesë e aktiviteteve për miratimin e Ligjit për rishpalljen e Liqenit të Ohrit si Monument i Natyrës.

StrugaLajm

StrugaLajm

Përveç përfaqësuesve të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në takim morën pjesë Kryetari i Ohrit, Konstantin Georgieski dhe Kryetari i Komunës së Debrcës , Zoran Nogaceski. Në takim u diskutuan tema në lidhje me kufijtë dhe zonat e propozuara të Liqenit të Ohrit, aktivitetet e lejuara dhe të ndaluara, krijimin e një Organi drejtues, si dhe prezantimin e procedurës për rishpalljen e Liqenit të Ohrit në kategorinë e Monumenteve natyrore.Në procesin e përgatitjes së Draft Studimit për rivlerësimin e vlerave natyrore të Liqenit të Ohrit, më parë është mbajtur një konsultim publik, si dhe një sërë takimesh me të gjithë të interesuarit.

In : Aktuale

Loading...
loading...