Ramiz Merko me letër falenderimi: Përfundoj etapa e parë fitores tonë të madhe

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës, dje përfundoj etapa e parë fitores tonë të madhe. Të gjithë qytetarët pamarr parasysh bindjeve të tyre politike treguan pjekuri dhe kulturë të jashtëzakonshme politike. Dëshmuam edhe njëherë që Struga është djep i qytetarisë në vendin tonë. Me këtë rast do të doja që të falenderoja të gjithë ata cilët dhanë kontributin e tyre gjatë kësaj fushate e cila u kurorëzua me këtë rezultat të madh. Faleminderit për aktivisitët e BDI-së, simpatizantët, dashamirët dhe të gjithë miqtë tanë të cilët kontribuan për këtë arritje. Të dashur qytetar, ju siguroj që fitorja është shumë pranë, ju ftojë që të mbajmë këtë entuziazëm dhe këtë nivel dhe kulturë politike deri në përfundim të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale 2017. Më datë 29 Tetor të këtij muaji, do ta fitojmë Komunën tonë, do ta bëjmë Komunën tonë. Ju ftojë në fitore, bashkë për Komunën që duam. Bashkë për Strugën tonë. Ju faleminderit.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...