Ramiz Merko, zgjidhet kryetar i rajonit jug-perëndimor

Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko është zgjedhur kryetar i përbërjes së re të Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, ku bëjnë pjesë komunat e pjesës jugperëndimore të Maqedonisë.

Merko theksoi se pret vazhdimësi në zhvillimin rajonal, dhe mbështetje më të madhe në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në uljen e pabarazive ndërmjet rajoneve në vend, por edhe brenda tyre, përcjell INA.StrugaLajm

Nga rreth 126 milionë denarë, mjete që janë planifikuar të realizohen vitin e ardhshëm përmes Qendrës për zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, pritet që rreth 115 milionë të shpërndahen në nëntë komuna, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës.StrugaLajm

Pjesa më e madhe e fondeve sigurohet nga buxheti kombëtar, nëpërmjet Byrosë për Zhvillimin Rajonal dhe ministrive të tjera të linjës, ndërsa pjesa tjetër nga komuniteti i donatorëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...