Ranë këshillat e u pamë!

Urim SALIHU

Më keq dhe në të njëjtën kohë më mirë se këshilltarët që kanë qenë në këtë javë vendimtare për zgjedhjet e këshillave në Tearcë dhe Tetovë nuk ka patur.

Por ra ky mort e u pamë ose më mirë ranë këto mbledhje këshillash e u pamë, ranë maskat më në fund.
Këshilltarët janë shumë minorë tu drejtosh gishtin e përgjegjësisë.
Këshilltarët e Lëvizjes Besa kokë më vete apo me direktiva , me përfitime të mundshme të njërës ose palës tjetër , të atyre që janë në kupolën e partisë apo këtyre veglave që për premtime të ulëta mund ti kenë dhënë fund “rezistencës”, u zbrapsën , ngritën gishtat e “lavdisë” dhe i hapën rrugë një ” procesi global”-që më në fund pas një odiseade Komuna të ketë kryesues .StrugaLajm

Që të jetë më tragjike janë dyshimet nëse këta këshilltarë s’pyesin liderin dhe votojnë në kokën e tyre , apo më keq nëse ky i fundit e ka ditur dhe s’ka bërë asgjë për ta parandaluar , kjo s’ka më rëndësi.Cdo gjë i përketë aktit të kryer.Por këtu nis cmontimi i opozitës sepse shumë zemra votuesish janë thyer.Kush do t’i besojë më zërit opozitarë ?! Thjeshtë jo vetëm Lëvizjes Besa por të gjithëve në pako se gjithë ai fjalorë fyes në fushatë kundër BDI-së dhe mediave madje , del që të përfundojë me marrëveshje në fund për këshillat.Kur dikush nga këta që thoshte se me BDI-në vetëm të vdekur do bashkëpunojnë , del të votojnë pikërisht kryesuesin e tyre.Dhe kur bëhen kaq politika të ulëta këtu poshtë në këshilltarë të parëndësishëm, imagjinojeni cfarë mund të ndodhë atje lartë.Po ata votues të sinqertë të Besës ,që votuan këshilltarët e kësaj lëvizjeje bashkë me ata të ASH-së , duke dënuar në një mënyrë BDI-në ose duke dashur ta dënojnë atë , nuk dhanë votë që të bëhen pazare të ulëta pas zgjedhjeve.Disa parti tjera presin te dera e qeverisë që të jenë në pushtet me BDI-në bashkë.Po atëherë pse u vjen ëmbël të koketoni në mënyrë tinëzare me BDI-në dhe këndej dilni dhe kritikoni pandërprerë politikat e saj ndër vite?!Po atëherë ku mbeti shqiptaria, ku mbeti jeta e vështirë e shqiptarit, ku mbeti premtimi i tyre se jeta e qytetarit do ndryshojë me ta dhe në fund ku mbeti opozita?!.Doni t’a dini pse BDI është e fuqishme?! Ja po ua tregoj sekretin: Janë një zë i vetëm.Nuk mund dikush të bishtërojë kaq lehtë.Nuk mund një këshilltar të veprojë kokë më vete nëse ka vepruar si i tillë në rastin e fundit të kryesuesit të këshillit.StrugaLajm

Ra ky Këshill dhe u pamë.Ai moment tregoi se shqiptari të shet qoftë liderë apo edhe më keq, qoftë një këshilltarë .Votuesi tashmë e ka fare të kristaltë idenë se askush nuk po lufton për dinjitetin e tij.Por politika është bërë një luftë klanesh, që për interesa personale thjeshtë janë në gjendje të bëjnë marrëzirat më të ulëta.Vota është e shenjtë që dikush të bëjë pazare të tilla duke gëlltitur edhe fjalët poshtëruese që tha për kundërshtarin politik hic më shumë se para pak muajsh në një fushatë ku u idhnuan shumë njerëz mes tyre.


Loading...
loading...