Rast i rrallë, i gjeti një shumë parash dhe ia kthehu pronarit

Paratë e gjetura një ditë më parë në afërsi të ish tregut të vogël të qytetit të Gostivarit, tanimë i janë dorzuar personit që një ditë më parë i kishte humbur ato.

Kujtojmë që një banor i Gostivarit pardje gjeti një shumë parash pranë komisionit “Sabah”,
në afërsi të ish tregut të vogël në Gostivar, ndërsa me to nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi nga personi që i ka humbur.

Rasti është paraqitur në një TV lokale në Gostivar.StrugaLajm

Bëhet fjalë për banorin e Gostivarit, Blerim Ibrahimi i cili i gjeti dhe i kthehu paratë tek personi që i kishte humbur.StrugaLajm

Ky rast duhet të shërbej për të gjithë ne se si duhet te veprojm në raste të tilla.

In : Aktuale

Loading...
loading...