Rastet e para të vdekjes nga i ftohti në Slloveni dhe Serbi

Enti Meteorologjik shtetëror i Sllovenisë njoftoi se të mërkurën është regjistruar mëngjesi më i ftohtë i vitit dhe se pritet që të enjten temperaturat të jenë edhe më të uleta.
Moti i ftohtë këtë javë ka përfshirë pothuajse të gjithë Evropën duke mos anashkaluar as vendet e rajonit. Kështu në Serbi dhe Slloveni sot janë regjistruar rastet e para të vdekjes nga i ftohti.

Enti Meteorologjik shtetëror i Sllovenisë njofton se të mërkurën është regjistruar mëngjesi më i ftohtë i vitit dhe se pritet që të enjten temperaturat të jenë edhe më të ulëta.

Zyrtarët konfirmuan se një i moshuar ka humbur jetën nga i ftohti ndërsa kishte dalë të mbledh dru për ngrohje në rrethinën e Mariborit. Temperatura më e ulët të mërkurën në mëngjes në Slloveni ishte minus 27 gradë Celsius dhe u regjistrua në jug të kryeqytetit të Lubjanës.StrugaLajm

Në jug të Serbisë një njeri që vuante nga një sëmundje mendore u gjet i ngrirë pa shenja jete të mërkurën pasi kishte dalë nga shtëpia dy ditë më parë.StrugaLajm

Për shkak të motit të ftohtë dhe borës, trafiku është kufizuar dhe shkollat në Kroaci janë të mbyllura ndërsa reshje të borës ka patur edhe në brigjet e Detit Adriatik.

In : Aktuale

Loading...
loading...