Reagon ashpër Albrim Hoxha : Tregti edhe me diploma mjekësie-Lejimi e mos ndëshkimi i këtyre skandaleve, do të llogaritet si bashkëpunim!

Albrim Hoxha

Një e dhënë kyçe për të zbuluar misterin e “koalicionit Siti Lajt” në Strugë!

Ministri që për pak ditë do të largohet nga zyra, ia paska bërë nderin e fundit punëdhënësit dhe shefit të të tij, Ramizit. Ka akredituar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Privat të Merkos. Edhe kjo na duhej – të bëhet tregti edhe me diploma mjekësie. Nuk ka si të jetë ndryshe – tregti!

Në një qytet që nuk ka as spital funksional themelohet fakultet ku do të përgatiten “kuadrot” e ardhshme mjekësore. Skandaloze!StrugaLajm

Vendim i tillë ka kaluar edhe në qeverinë në ikje. Si mund të kenë votuar vallë ministrat e “frontit”?!

Qeveria në ardhje, duhet urgjentisht të merret me këtë çështje. Çdo lloj neglizhence, lejimi e mos ndëshkimi i këtyre skandaleve, do të llogaritet si bashkëpunim!

In : Aktuale

Loading...
loading...