Reagon drejtoresha Albana Zhuta për zhvillimet në shkollën “Vëllezërit Milladinovë”

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit dhe sulmet mediatike në lidhje me mua si Drejtor I SHFK Vëllezërit Milladinovci vë theksin se qëndrimi im ndaj vlerave multikulturore është i udhëhequr nga një qëllim i qartë dhe një detyrim i fortë ndaj së ardhmes. Arsimi multikulturor është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të përparuar. Përmes edukimit për tolerancë dhe respekt, promovimit të bashkëjetesës harmonike, dhe zhvillimit gjithëpërfshirës I cili është promovuar përmes shumë aktiviteteve dhe projeketeve në shkollën tone për të krijuar një ambient ku çdo nxënës ka mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të ndjehet I plotësuar dhe I sigurtë.
Detyrimi ynë ndaj së ardhmes është të krijojmë liderët e ardhshëm dhe të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme dhe të bashkuar multikulturore ku gjithsecili nga ne të respektojë dhe të respektohet. Kjo kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim nga të gjitha palët e përfshira në procesin edukativ. Me përkushtim dhe përpjekje të përbashkëta, ne mund të sigurojmë që shkolla jonë të jetë një vend ku diversiteti festohet dhe ku çdo nxënës ndihet i pranuar dhe i respektuar. Shkolla jonë ka qënë dhe mbetet një nga shkollat ku diversiteti dhe multikultuara janë vlera që promovohen dhe do vazhdojnë të promovohen dhe të punohet për këto vlera. Gjithçka kam thënë është bazuar në zhvillimin historik të arsimit në qytetin e Strugës. Gjykimi mbi rastin duhet bërë nga historianët dhe jo nga njerëz të cilët për pikë politike keqinterpretojnë qëndrimin tim. Shtroj një pyetje për gjithë shoqërinë dhe qytetarët e Strugës : – A ja vlen që për qëllime shumë të pavlera dhe të ulëta siç janë pikët politike të përdoren fëmijët, nxënësit, të cilët aspak nuk duhet të bëhen dhe të bëheshin pjesë e këtij teatri dantesk të iniciuar nga zotëria për të krijuar tensione pakuptim kur e dimë cilat janë pasojat?! A ja vlen të hidhet poshtë puna e paçmim që është bërë që nga 2006 për promovimin e vlerave multikulturore dhe të bashkëjetesës multietnike punë e cila frytet i ka në ditën e sotme ku konfliktet në baza etnike janë zero.
Punoj dhe do vazhdoj të punoj për mbrojtjen e punës shumëvjeçare për multikulturën dhe promovimin e vlerave qytetare në një qytet model siç është Struga. Qytet me qytetari të lartë dhe me vlera dhe bashkëjetesë model multietnik.
Albana Zhuta
Drejtor SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...