Refleksion!..

Lebit MURTISHI

Nganjëherë, duket se mbi këtë botë, ku edhe ajri mund të mungojë dhe frymëmarrja mund të ngulfatet nga një syndrom tuberkulozi, veç ëndërrimet nuk do mungojnë; veç ëndërrimet do
,,përplotësojnë” ngjyrat e jetës të vetëmunguar! Dhe për çudi, sado të ikë koha prej tyre, ato vrapojnë në hap me të, gjersa të marrin trajta legjendash, që gjysm’e botës u thotë qiellore e gjysma tjetër u thotë djallëzore…Por gjithësesi, për secilën gjysmëbote rastësia përjashtohet, çdo gjë që ndodh, ndodh ngaqë duhet të ndodhë. Pra, secilën anë po të pyesësh, do marrësh veç një përgjigje: ,,Gjithçka që ndodh, pra, edhe ëndrrat më të çuditshme, janë përcaktime të misterta, që veç Krijuesi u jep formë, domethënë shpirt, jetë! Por botës, e tillë siç është, nuk i mungojnë as ateistët e as skeptikët. Këta të fundit, varësisht grupit që i takojnë, ndajnë mendimet aty këtu: ateistët s’ëndërrojnë fare, ata i falen vetëm materies dhe vetëm materies, ndërsa skeptikët (si akrobatë të pandreqshëm), pëlqejnë të ecin kot nëpër mjegull!..Kush ka të drejtë, s’ka rëndësi, rëndësi ka kush do gjejë rrugët, kush do hap shtigjet dhe kush do përplaset me të vërtetën! Vetëm ai mund të arrijë atje ku flejnë gjithë ëndërrimet!..StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...