BLENDI PETROL
Aktuale

Regjim i ri para ndërtesës terminale në Aeroportin e Shkupit

TAV Maqedoni prej të hënës vendosë regjim të posaçëm të komuniakcionit para ndërtesës terminale. Shfrytëzimi pa pagesë në rrugën para “Aleksandrit të Madh” do të kufizohet në dhjetë minuta.

Kjo do të thotë se udhëtarët do të mund të lihen për largim dhe do të merren pas arritjeve më së shumti për 10 minuta pa kompensim. Nëse automjetet qëndrojnë më gjatë se kaq, shfrytëlzuesit do të duhet të paguajnë tarifa që do të sillen prej 500 deri 2.000 denarë.

“TAV Maqedoni përmendë se rruga para ndërtesës terminale në Aeroportin e Shkupit nuk është hapësirë dedikuar për parkim. por vetëm për lënie dhe për grumbullim të udhëtarëve nga fluturimet e tyre. Kompania thekson se për parkim duhet të përdoret vetëm zona e parkimit. Për informim më të mirë të udhëtarëve, janë vendosur shenja me hollësi për rergulalt e reja të lëvizjes”, kumtoi sot TAV Maqedoni.

Nga atje informojnë se janë bërë edhe ndryshime plotësuese për shfrytëzim të parkingut të aeroportit, përkatësisht çmimet për parkim më afatgjatë janë zvogëluar. Deri 1 orë parkim do të kushtojë 80 denarë, deri 2 orë – 100 denarë, prej 2deri 4 orë – 150 denarë, prej 4 deri 8 orë – 200 denarë dhe deri 24 orë – 600 denarë. Parkimi prej 3 deri 7 ditë do të kushtojë 1.800 denarë, prëderisa prej 8 deri 14 ditë do të kushtojë 2.500 denarë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button