REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI MYFTIUN E KROACISË AZIZ EF. HASANOVIÇ

Të mërkurën më 02.02.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me nderime të larta dhe në përbërjen e Rijasetit të BFI, e priti në takim zyrtar Kryetarin e Meshihatit të Kroacisë, Myftiun Aziz ef. Hasanoviç, i cili shoqërohej nga kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Kroaci, Dr. Mirza Sabiç, Zëvendësmyftiu, njëherësh drejtori i Medresesë “Dr. Ahmed Smajlovic”, Mevludi ef. Arslani dhe nga Sekretari i Meshihatit të Kroacisë, Nermin ef. Botonjiç.
Reisul Ulemanë gjatë këtij takimi e shoqëronin: Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Myftiu i Gostivarit H. Sabedin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Ohrit, H. Samet ef. Hajdari, Drejtori Gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Imami i nderuar nga Zvicra H. Bekim Alimi, Kryetari i Shoqatës së Ulemave Rexhep ef. Ziberi, Drejtori i Sektorit për bashkëpunim me OSBE dhe jashtë Mr. Mustafa ef. Dauti, Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me botën arabe, H. Ismet ef. Ademi, Udhëheqësi i Sektorit për marrëdhënie me Dijanetin e Turqisë Prof. Nizam Reshit, Prof. Sadri Hasanoviç dhe Prof. Jusuf Çolloviç dhe të tjerë.
Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u dëshiroi mirëseardhje delegacionit Kroat të udhëhequr nga Myftiu Aziz ef. Hasanoviç dhe i falënderoi për vizitën vëllazërore që i bëjmë BFI të RMV. Më pas në sallën e mbledhjeve të Rijasetit të BFI, Reisul Ulema i njoftoi mysafirët nga Kroacia me organizimin dhe funksionimin e BFI në RMV, duke veçuar vështirësitë e ndryshme dhe pengesat në rrugëtimin e këtij institucioni fetar islam, me qëllim që nga ato të nxjerren mësime gjatë këmbimit të përbashkët të eksperiencave, ku BFI në Maqedoninë e Veriut luan një rol të veçantë në kultivimin e paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, ku me angazhim e sinqertë të gjithë punonjësve fetarë, nga Kryesia e deri tek imamët e muezinët e xhamive, ka arritur të ngushtojë ndikimin e influencave nga të cilat burojnë të gjitha llojet e ekstremizmit të dhunshëm, qofshin verbal apo fizik.
Gjatë bisedës, Reisul Ulema lavdëroi sistemin Kroat dhe qasjen e Shtetit Kroat ndaj bashkësive fetare atje, dhe se modeli i tillë do të ishte një model ideal që të aplikohet edhe në vendin tonë.
Nga ana e tij, Myftiu Aziz ef. Hasanoviç falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen vëllazërore dhe foli rreth xhematëve nga vendi jonë, që jetojnë dhe punojnë në Kroaci, duke i cilësuar si besimtarët më të përpiktë dhe më të respektueshëm, të cilët me plot kuptimin e fjalës janë ambasadorët më të mirë që përfaqësojnë islamin burimor.
Në fund të takimin u ritheksua nevoja për një bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen.
Delegacioni Kroat do të qëndrojë dy ditë në Maqedoninë e Veriut.
Më pas, të dy krerët e Bashkësive Islame përkatëse, dhanë deklaratë për mjetet për informim.
Deklaratat mund ti ndiqni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/bfinmk/videos/318561806874670

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...