Reisul Ulema viziton Strugën,takon Myftiun Salim Sulejmani

Dje (09.05.2017) një delegacion nga BFI-ja, i kryesuar nga Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Tetovës prof.dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, kryetari i O.H Hilal z. Mustafa ef. Dauti dhe disa bashkëpuntorë të tjerë qëndruan për vizit pune në Muftininë e Strugës. Delegacioni në fjalë u prit nga disa antarë të Muftinisë të kryesuar nga Muftiu mr. Salim ef. Sulejman.

Me këtë rast u vizitua objekti i ri i Muftinisë së Strugës ku, Reisul Ulema përgëzoi dhe uroi që ky objekt të jetë në shërbim të popullatës Islame në vend. Muftiu i Strugës mr. Salim ef. Sulejmani para të pranishmëve falenderoi publikisht Reisul Ulemanë për gjithë kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij objekti. “Kjo që shihni këtu, tërë ky investim është falë punës së palodhshme të kryetarit tonë të respektuar, andaj muftinia e Strugës me gjithë operativën  e saj, Reis efendi, ju falenderon dhe gjithënjë do ju jemi mirënjohës” theksoi veç tjerash Myftiu i Strugës.StrugaLajm

Më pas delegacioni vizitoi edhe xhaminë Mustafa Celebi, të rikonstruuar nga TIKA. Reisul Ulema pati disa vërejtje për punën e bërë në xhami e cila nuk ishte e nivelit të duhur.StrugaLajm

Më pas Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhpi, Muftiu i Tetovës dhe i Gostivarit ishin mysafirë të emisionit televiziv, “Gëzuar kombi ynë muajin e bekuar Ramazan” i cili përgatitet me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit e që udhëhiqet nga gazetari Ferdinand Samarxhiu.

In : Aktuale

Loading...
loading...