Restoranti i shqiptarit sërish më i miri në botë

Restoranti “Noma” në Kopenhagë me pronar Rene Rexhepi është bërë sërish më i miri në botë, sipas revistës Restaurant, përcjell INA.

“Noma” ishte më parë restoranti më i mirë në botë tre herë radhazi. Restoranti më i mirë zgjidhet nga 800 kuzhinierë, pronarë restorantesh, gazetarë dhe kritikë të ushqimit.

Ky restorant në pronësi të shefit të kuzhinës Rene Rexhepi, me origjinë nga Maqedonia, prej vitesh është në majat e artit të kuzhinës.

Rexhepi vjen nga fshati Xhepçishtë i Tetovës, nga baba shqiptar dhe nënë daneze dhe ka lindur në Kopenhagë. Ai thotë se filozofia e tij bazë është të krijojë ushqime të shijshme me përbërës të prodhuar në vend.

“Ka diçka në shpirt, natyrë, njerëzit që rritin ushqimin dhe afërsia e ushqimit. Është shumë e rëndësishme të lidhemi me fermerët që kultivojnë ushqim organik përmes punës së palodhur për të ruajtur një mjedis të shëndetshëm dhe që përdoruesit përfundimtarë të shijojnë ushqimin”, tha Rexhepi.StrugaLajm

Rexhepi është në krye të Nomës që nga viti 2004, i cili përveç kuzhinierit është edhe bashkëpronar i saj. Ai është ambasadori i programit të ri të kuzhinës nordike që po përgatit në restorantin e tij. Noma është përqendruar në ruajtjen e të gjitha shijeve të ushqimeve të papërpunuara dhe përdorimin e ushqimeve më të mira të papërpunuara nga rajoni nordik, si gjizë islandeze, manaferrat, buallin e Groenlandës dhe speciet vendase të peshkut.

Noma në gjuhën daneze do të thotë ushqim nordik, dhe restoranti ndodhet në një ish-kantier detar në portin e Kopenhagës. Lista e pritjes për të rezervuar një vend zgjat deri në gjashtë muaj.(INA)Promoted Content

In : Aktuale

Loading...
loading...