RESUL BEKTESHI-ME NJË LIBËR QË RELAKSON!

Muhamet Borova


Të lexuarit është një aktivitet i preferuar që bëhet duke pushuar! Leximi mund të jetë një kënaqësi e dyfishuar kur e njohim autorin e librit , i cili librit ia ka dhën strukturën dhe kompozicionin! Edhe përkundër temperaturave përvëluese jeta kulturore në qytet zhvilloheshte me një laramani aktivitetesh duke ofruar përmbajtje të ndryshme artistike për të gjitha moshat. Për adhuruesit e artit letrar puhia freskuse më e signifikuar ishte promovimi i librit të prof. Resul Bekteshit me titullin “PROZA POPULLORE STRUGANE.” Libri në fjalë është një përmbledhje me tregime, frazeologjizma,legjenda, që i ngjan një “pylli” të dendur, ku drurët janë rradhitur në një harmoni të përsosur që fascinojnë me gjelbërimin e tyre . Çdo tregim,çdo legjendë na çon të udhëtojmë në një kohë caktuar në vendin e caktuar si pjesëmarës virtual në ngjarjet për të cilat flitet në tregimin e caktuar. Subjektët e tregimeve janë njerëzit e rëndomtë dhe fatet e tyre si të varfërit,fshatarët, agallarët .. pra njeriu i thjeshtë që e ka shpirtin dhe masat që i kanë nevojat. Tregimet të cilat i ka zgjedhur profesor Resuli e përmbajnë vitalizmin e një “organizmi” të gjallë, që i nxisin ndjenjat e thella idile të jetës. Varësisht nga ngjarja për të cilën flitet në tregimin e shkruar është përdorë dialekti dhe zhargoni që rrëfimin e bëjnë më autentik dhe tërheqës! Gjatë leximit të tregimeve fitohet përshtypja sikur në mënyrë telepatike bisedojmë me një plak të panjohur i cili i përcjell kujtimet për ndodhitë nga kohërat e kaluara! Stili me të cilin janë shkruar tregimet e shkurtra që janë përcjell nga të tjerët , e pasqyrojnë punë e palodhshme kreative të autorit. Në tregimin: Martesa e Ymer Agës – i cili pa e njohur mirë nusen, një natë pas martesës e pranon thirrjen për të shkuar ushtar.Pasi e merr lamtumirën e nënës dhe besën e gruas niset për te mbreti. Ai robërohet dhe kalon nëntë vite te burgjet e shkreta. Pas ëndrrës që e shef ai kalon një fazë të depresionit “ as hante e as pinte dhe as çiftelisë më nuk i binte”. Vajza e mbretit i jep leje për tre ditë do ta liroj por nëse ja jep fjalën se do të këthehet. Aga Ymeri e dha fjalën -besën dhe atë e plotësoj. Këtu e kemi shembullin më brilant për “institucionin” e besës , zotimi solemn që ka të bëj me vlersimin dhe antropologjizmin e vlerave kombëtare.Është një mesazh i fuqishm për mbrojtjen e dinjitetit moral. Në librin e profesor Resul Bekteshit ka shumë tregime që duke i lexuar në imaginatën tonë e rivendosim harmoninë midis mendjes dhe realitetit. Çdo tregim ka një porosi të caktuar. Në tregimin “Njeriu pa fat”, fshatari i varfër ditën kur për të apostafat ishin vendosur florinjtë një skaj të urës, pikërish atë ditë ai vendosë që urën ta kaloj me sytë e mbullur. Nga ky shembull mësojmë se duhet ti organizojmë përpjekjet vetjake në drejtimin e duhur, për të arritur një objektiv të caktuar.Shpesh fati ynë është para këmbëve tona, por nuk e ulim kokën për ta parë, i shohim gjembat në vend të luleve! Profesori Resul Bekteshi është autor i katër veprave kryesisht nga fusha e linguistikës dhe i tetë teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme! Veprat e tij letrare janë studim i përsosjes , stimulim për vetëveprimin krijues , vepra të shkruara me madhësinë e mendimit. Në mënyrë shumë artistike “ Proza popullore Strugane,” u bë një vepër e madhe prej tregimeve të shkurtra!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...