Resul Bekteshi:Sami Frashëri një nga intelektualët dhe partiotët e shquar shqiptarë

                                       SAMI  FRASHERI     1850- 1904

            DITË  MË PARË U MBUSHËN 120  VITE NGA DITA KUR NE  StambolI   pushoi së rrahuri     zemra e ideologut  kryesor  të  Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dijetarit  ,  enciklopedistit,  gjuhëtarit ,  shkrimtarit dhe publicistit  Sami Frashëri.

        Sami Frashëri në historinë shqiptare njihet si ideologu I lëvizjes kombëtare shqiptare në periudhen më të bujshme të histories sonë ,  në atë të luftës çlirimtare dhe të Rilindjes Kombëtare në gjysmën e dytë të shek. XIX, respektivisht në atë periudhe kur vendosej  fati   I  Shqipërisë dhe popullit  shqiptar.

     Sami Frashëri   lindi më 5 qershor të vitit 1850 në fshatin Frashër  të Përmetit dhe ndërroi  jetë më 18 qershor të vitit 1904 në Stamboll. Ishte vëllai më I vogël I Abdyl dhe Naim Frashëri  fytyra këto të njohura shumë në historinë shqiptare. Mësimet e para Samiu I mori në vendlindje te hoxha I fshatit ku mësoi  turqisht , arabisht dhe persisht. Heret ngelën pa prindër , por për jetën e tyre  u kujdes Abduli (vëllai më I madh, që më vonë u bë njëri nga figurat më të shquara të lëvizjes çlirimtare- ishte njëri nga themeluesit e  udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit). Në vitin 1865 Samiu  bashkë me vëllezërit dhe motrat u vendos në Janinë, ku kreu gjimnazin  “  Zosimea”së bashku me vëllanë Naimin . Në  gjimnaz Samiu përveç kultures së përgjithëshme dhe suksesit të jashtëzakonshëm mësoi  edhe greqishten e vjetër ,  greqishten e  re, latinishten , frëngjishten dhe italishten, kështu u bë njohës I mire I disa gjuhëvë te rëndësishme të kohës.  Në vitin 1872 Samiu  shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh  menjëherë më patriotët shqiptarë:  Pashko Vasa , Jani Vreto ,  Ismai Qemali, K.N. Kristoforidhi, Hoxhë  Tahsini  etj. Këtu shpejt tregoi aftësitë e veta dhe dhumë shpejt u bë udhëheqës I Shoqërisë së Stambollit , ku qëdroi deri në fund të jetës. Këtu Samiu është në ballë të patriotëve shqiptarë dhe  kryetar I  “  SHOQËRISË SË TË SHTYPURIT SHKRONJA( LIBRA ) SHQIP” në vitin 1879 , vit kur u  botua edhe  ABETARJA  SHQIP dhe fillon  të përdoret  alfabeti shqip I Stambollit.

    Samiu gjithashtu u bashkangjit  edhe  me lëvizjen  përparimtare të  turqve të rinj dhe u bë mik  I ngushte me njerin nga udhëheqësit e kësaj lëvizje poetin  e njohur turk Namik Kemali me të cilin  në vitin 1874 botoi revistën   “ Hadika” (Kopshti ), të cilën qeveria e kohës e ndaloi  dhe Samiun dhe Kemalin I internoi në Tripoli të Libisë . Atje Samiu shkroi dramën BESA  që u lujt në Stamboll në vitin 1874 dhe në vitin 1875 kur Samiu u kthye ne Stamboll nga internimi .

     Sami Frashëri  është autor I  mbi se 57 veprave në gjiuhën shqipe , turke dhe arabe si dhe drejtoi  revistat e para në  gjuhën shqipe DRITA  dhe më vonë DITURIA  , ku shkroi një varg artikujsh të tematikave të ndryshme.

      Në vitin 1872 Samiu shkroi të parin roman të letrsisë turke”  Dashuria e Talatit me Fitneten “.

Dramën   “ BESA”  e shkroi në vitin 1875. Në të trajtohet temë shqiptare  .  Fjala e dhënë , besa është subjekti kryesor I kësaj drame. Fjala e dhënë dhe mbajtja e saj shquhet te shqiptarët, që janë bërë të njohur për këtë.  Por nëse analizohet besa në këtë dramë do të shohim se kjo len tradita dhe plagë të pashlyeshme , sepse rrjedhimi I ngjarjeve në dramë , respektivisht hakmarrja për të mbajtur fjalën e dhënë duket se luftohet në mënyrë indirekte bashkë me të edhe zakonet tjera prapanike. Drama  Besa ështe përkthyer në shqip në vitet 1970 , 1998. Në vitin 2002 NGB Vatra në   Shkup  boto i gjithashtu dramën  Besa, e cila është lexuar me ëndje dhe zen vend nëpër bibliotekat personale të adhuruesve të librit. 

   Në vitin 1899 Sami Frashëri shkroi,  librin, traktatin e kohës që u njoh edhe si kryevepër   ..  “   SHqipëria ç’ka qenë,ç ‘është dhe ç’ do të bëhet      “ . Libri u botua në  Bukuresht    , pa emër të autorit. Ky traktat u bë manifest   I Rilindjes  Kombëtare  Shqiptare dhe sintetizoi progranin e lëvizjes në përgjithësi.

   Në pjesën e pare të librit   Samiu bën një histori të shkurtër të popullit shqiptar  që nga origjina pelasgjike  dhe ilire. Në pjesën e dytë përshkruan tokat shqiptare dhe pasuritë e tyre   , kurse në pjesën e tretë  tregon apo bën fjalë mbi gjendjen e Shqipërisë nën Perandorinë Osmane  dhe rrugën e çlirimit të saj.StrugaLajm

  Për shkollën shqipe Samiu shkroI  : Në vitin 1886 Abetare e Gjuhës  shqipe,

 Po në atë vit shkroi edhe  Shkronjëtore e Gjuhës  shqipe  .Në vitin 1888 shkroi  DHESHKRONJË(Gjeografi).

    Samiu është gjithashtu autor I Alfabetit të Stambollit, të cilin në Kongresin  e  Manastirit e paraqiti SHoqëria e të shtypurit shkronja shqip  e Stambollit.  Në vitin 1900 Samiu botoi fjalorin enciklopedik turqisht    KAMUS – UL  ALAM      me gjashtë vëllime. Këtu Samiu i jep nje vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë histories së tij. Aty gjenden njoftimi për institucionet shtetërore, arsimore , fetar , si dhe dhëna gjeografike për qytetet dhe qendrat administrative më të rendësishme të Shqipërisë, si dhe fshatrat më të njohura të Shqipërisë.

        Krijimtaria e tij është e pasur edhe me botime në gjuhën turke dhe arabe . Të përmendim dhe atë se Samiu është autor I fjalorit të parë turqishe me mbi se 40.000 fjalë. Në gjuhë turke ka përkthyer  edhe veprat e njohura të letërsisë botërore  siç janë  TË mjerët e V . Hygo  , Robinson Kruso  të D. Defo etj. 

      Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe ështe e lidhur tëresisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës dhe të kultures kombëtare. Hartoi edhe nje fjalor të gjuhës shqipe që nuk I dihet fati. Biblioteka personale e  tij kishte 20.000 vëllime. Për veprimtarinë e tij në të mire të lëvizjes kombëtare shqiptare Porta e  Lartë e izoloi , duke I ndaluar vitet e fundit të dilte lirisht nga shtëpia.

       NJëri nga intelektualët dhe partiotët shqiptarë me idetë më të përparuar të kohës, burrë I guximit dhe I veprimit, entuziast dhe I ditur- Sami Frashëri vdiq në Stamboll në vitin 1904, por vepra  e tij do të lexohet me ëndje ndët trojet shqiptare  ne mote e vite .    

                                                                                                                   Resul  Bekteshi , Strugë                                                         

In : Aktuale

Loading...
loading...