Rini e shthurur, apo keq-prindërim?

Nga Ida Nurçe
Jo ore jo, fëmijët po i dërgoni vetë në greminë! Jeni ju, ata që po shkatërroni sistemin e tyre mendor! Ju prindërit e pasur, që për libër edukimi keni lekun. Mos u ankoni, që rinia e sotme është dembele, e papunë, e varur nga teknologjia etj e kështu me radhë…

Hidhni një sy përtej mureve të pasurisë… Andej jashtë, ka edhe të rinj, të cilët bëjnë punë nga më të ndryshmet, për t’i dalë vetë për zot jetës! Ka edhe të rinj, të cilët kanë sakrifikuar çdo gjë për të përfunduar një universitet. Ka të rinj që kanë sakrifikuar edhe “qëndrimin me familjen” për të arritur objektivat që i kanë vënë vetes. Ka edhe të rinj, të cilët punojnë pa pushim për të ngjitur shkallët e karierës, që i kanë premtuar vetes dhe familjes! Ka edhe të rinj, të cilët jeta i ka detyruar të mbajnë edhe familjen e tyre. Ka edhe ndryshe nga ajo që jeni mësuar ju të shihni.

Mos u ankoni për fëmijët tuaj të llastuar, të cilët dinë të bëjnë vetëm një gjë, të shesin mend në një shoqëri kaq t\ë varfër sa e jona.StrugaLajm

Po pse ore prindër të dashur, kjo është jeta?! Të hash para atyre që nuk kanë?!

Po kur vajzat tuaja ekspozojnë çdo gjë që munden, për t’u dukur sexy, për të qenë In, për të ndjellur gjininë e kundërt në po të njëjtën gjendje, si ndjeheni ju?! Jeni krenarë?! Unë nuk e besoj. Nuk e besoj, për faktin e vetëm, se ju vetë jeni rritur me frymë tjetër dhe nuk besoj që jeni bërë kaq mendjehapur, meqë kohët kanë ndryshuar.StrugaLajm

Jam kurioze të di, çfarë do bënin fëmijët tuaj, nëse nuk do ishin nën hijen tuaj?! Provoni t’i lini një ditë vetëm, mes katër udhëve! Mos u jepni asgjë! Dhe na rrëfeni cilën udhë do marrin! Kam dëgjuar plot raste fëmijësh të prindërve të pasur nëpër botë, por në asnjë moment asnjëri prej tyre nuk i kishte lënë të vegjetojnë me paret e tyre. Ndodh e kundërta; i vënë të punojnë të dinë vlerën e jetës dhe të punës. Por, ne jemi shoqëri e keq-edukuar, nga Ju.

Ndaj boll ia drejtuat gishtin rinisë, në një kohë që jeni ju që me fëmijët tuaj jepni një shembull të keq!


Loading...
loading...