Rinia e ka mendjen për jashtë!

Me largimin e të rinjve jashtë vendit, ka një shtim të numrit të personave të moshuar që jetojnë vetëm edhe në komunën e Dibrës. Kryetari i shoqatës së pensionistëve dibran, Petrit Imami për gazetën KOHA thotë se është në rritje numri i personave të moshës së tretë që jetojnë të vetëm

Vjollca SADIKU/Koha.mk

Dibër, – Shprehja “guri i rëndë peshon në vendin e vet” duket se nuk po vlen më për dibranët. Me sytë përtej kufirit, themelet e së ardhmes ata kërkojnë medoemos t’i hedhin jashtë shtetit. Një pjesë bukur e mirë e të rinjve duan të largohen, me qëllim që të gjejnë punë jashtë. Ata largohen nga standardi i ulët i jetesës, papunësia, nivelin e ulët të pagave dhe për një jetë dhe ëndrra më të mira. Ky fenomen i largimit të të rinjve ka goditur shumë rajonin ton respektivisht komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush. Por ky largim i të rinjve ka ndikuar drejtpërdrejt tek prindërit që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort moshën e tretë të cilët fëmijët i kanë larg e që kanë ngelur të vetëm në vendlindje.

Me largimin e të rinjve jashtë vendit, ka një shtim të numrit të personave të moshuar që jetojnë vetëm edhe në komunën e Dibrës. Kryetari i shoqatës së pensionistëve dibran, Petrit Imami për gazetën KOHA thotë se është në rritje numri i personave të moshës së tretë që jetojnë të vetëm. “Largimi i të rinjve, migrimi masiv ka sjell në shumë familje që prindërit të jenë të vetëm në shtëpi. Ne si shoqatë disa here kemi kërkuar që të ketë një Azil edhe rajonal me qëllim që edhe kjo kategori e personave të moshuar të ketë jetë të lumtur e të ketë kush të kujdeset, ata kanë nevojë për mbështetje si emocionale dhe financiare”, shprehet ai.

Pos migrimit masiv të dibranëve që kishin Amerikën, kohën e fundit këtij largimi ju shtua edhe destinacioni që është shumë i preferuar – Gjermania. Edhe pse largimi i të rinjve nuk është një fenomen vetëm i dibranëve, ajo është shumë prezent sidomos në komunën Qendër Zhupë. Në një takim kryetari i kësaj komune Arjan Ibrahim, tha se rreth 80 për qind e kësaj popullate jeton jashtë vendit dhe shumë prindër të tyre kanë ngelur të vetmuar. “Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq si dhe Ministrinë për Punë Sociale kemi hapur edhe klubin për të moshuarit të vetmuar. Aty rrinë në qëndrim ditor ku pos ushqimit i vizitojnë edhe motra medicinale dhe persona adekuat –përkëdhelëse që kujdesen për to”, thotë njeriu i parë i kësaj komune, dhe shton se jemi vazhdimisht për të bë diçka që t’ju dalim në ndihmë personave të moshuar e të vetmuar.StrugaLajm

Situata edhe më e rëndë është edhe në komunën Mavrovë Rostush ku migrimi ka goditi edhe këtë rajon. Edhe atje kanë ngelur shumë prindër të vetmuar nga që fëmijët kane migruar jashtë vendit.

Adramani 78 vjeç, një prind i katër fëmijëve, i cili jeton me bashkëshorten, nga që të katër fëmijët i kanë në Amerikë. Ai thotë se s’kishin punë fëmijët këtu dhe standardi i jetesës i detyroi të largohen. “Fëmijët janë larguar, kanë marrë rrugët e emigrimit, kanë krijuar një jetë të re në emigracion dhe e kanë të vështirë të kthehen”, thotë Adramani dhe shton se “shkojmë i vizitojmë por nuk na rrihet atje. Disa fëmijë kanë provuar t’i marrin edhe prindërit me vete, por shprehen se është e vështirë të përshtaten atje. Edhe shumë prej të moshuarve shprehen vetë se nuk mund të rrinë atje, jashtë Dirës se nuk e përballojnë nga ana psikologjike, pasi më mirë ndihen këtu, me njerëzit e tyre, me njëri-tjetrin. Përballë rritjes së numrit të personave të vetmuar apo të braktisur është shtuar edhe kërkesa për persona përkëdhelëse që i paguajnë fëmijët për tu kujdesit për ta, por edhe rritjes së nivelit të shërbimeve për këta pleq të vetmuar. Ka disa prindër që kanë një person të paguar nga fëmijët që kujdesen për ta duke ju siguruar ushqim, pastrim, shërbime mjekësore dhe të tjera.

Ekspertët e ekonomisë thotë se rritja e numrit të qytetarëve në moshën e pensionit dhe largimi i fuqisë punëtore përkeqëson statusin social dhe ekonomik të vendit. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...