Rinia Islame Koroshishtë shpërndan ndihma për më tepër se 50 familje në Strugë

Rinia Islame Koroshishtë shpërndan ndihma për më tepër se 50 familje në Strugë


Rinia Islame Koroshishtë finalizoi me shumë sukses projektin humanitar “Ndihmoje një nevojtar ”, të organizuar për hir të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe për nder të natës së madhe të Kadrit. Falë ndihmës së paçmueshme të donatorën u shpërndan rreth 3.5 T materiale ushqimore dhe sanitare për më tepër se 50 Y në Strugë dhe rrethinë.

Në një prononcim për Strugalajm, imami I xhamisë së fshatit Koroshishtë njëherit edhe mbështetja kryesore e Rinisë Islame Koroshishtë z.Artim ef. Veliu e vuri theksin te mesazhi që ky projekt përçon dhe nevoja për të trashëguar vlerat tona morale e bamirëse që Islami jonë na mëson, ndër të tjera ai tha “ sot jetojmë në një kohë ku është shum e vështieë të dalësh pak nga vetja e të ndjesh barrën e rëndë që mbart loti I një skamnori të dëshpëruar, prandaj sëbashku me Rininë islame Koroshishtë vendosëm të ndërmarrim aksione humanitare të kësaj natyre me qëllim që edhe atyre në nevojë tju buzqesh fytyra në këtë muaj të shenjtë, dya të falenderoj me këtë rast të gjith dinatorët pa përjashtim pa ndihmën e të cilëvë ky aksion nuk do të kishte arritur këto përmasa, Allahu jua shpërbleft”

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...