Aktuale
Rrahje në mes vëllezërve për traktor
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e traktorit pronë e përbashkët e një familje në Mamushë, i dyshuari i komunitetit turk, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal-Prizren, ku sipas mjekut kujdestar viktima ka lëndime të lehta trupore.
Me vendimin e Prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.