Aktuale
Rrahje në qelinë e burgut në Idrizovë
Tridhjetë e dy vjeçari nga Shkupi ka lajmëruar në polici se në qelinë e burgut është sulmuar nga një i burgosur në Idrizovë.
Sipas policisë, dje në orën 13.30 në Repartin Arestant në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” , E.M.(32) nga Shkupi ka lajmëruar se me 08.05.2018 rreth orës 13.00 në qelinë e burgut në Idrizovë, fizikisht është sulmuar nga S.R. ku iu janë shkaktuar lëndime në trup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.