Rrëfimi i motrës që hajnat ia vranë dy vëllezërit: Gjakun nuk e falim

Gati dy vite orvatje nëpër prokurori e gjykata nuk sollën drejtësi për familjen Maloku nga Plloqica e Malishevës.

Kësaj familje më 9 mars 2018, ju vranë dy djemtë, njëri prej tyre ish-pjesëtar i FSK-së.

Shani e Bahri Maloku më 9 mars të 2018-ës, u qëlluan për vdekje me armë zjarri afër oborrit të shtëpisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast ishin kushërinjtë e viktimave, Blerim e Besim Maloku, ky i fundit akuzohej për kryerjen e aktit të vrasjes.

Epilogu u vendos më 14 nëntor të vitit që lamë pas, ku Blerim e Besim Maloku u dënuan veç për armëmbajtje pa leje duke lënë kështu pezull fajësinë për vrasje.

Atë që ndodhi në aktgjykimin e 14 nëntorit, motra e viktimave, Besnike Maloku e quan krim të dytë.

Ajo për lajmi.net rrëfen se si ish-prokurori i rastit, tanimë i ndjeri Agron Matjani kishte bindej se të akuzuarit ishin dorasit e krimit.

Por gjithçka në proces, sipas Besnikes, shkroi ndryshe. Ajo shprehet e çuditur me formën e aktakuzës së ngritur për të dyshuarit.


Por si arritën t’i identifikojnë familjarët të akuzuarit për vrasjen e Shani e Bahri Malokut?

Të gjitha provat, sipas Malokut, drejtojnë në fajësinë e të akuzuarve, përfshirë gëzhojat, armën e gjetur dhe përgjimet brenda qendrës së mbajtjes.StrugaLajm

Por këtu nuk përfundon gjithçka, Besnike Maloku pretendon se në rast ka pasur edhe ndikime të tjera.

Siç tregon Besnikja avokati i palës së akuzuar, është djali i kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimi.

Drejtësia do të kërkohet deri në fund nga familjarët e vëllezërve Maloku, teksa lënda pritet të shkojë në Gjykatën e Apelit.

E nëse as në shkallën e dytë nuk ka vendim për fajësi, Besnike Maloku thotë se gjakun e vëllezërve nuk do ta falë asnjëherë.

Shpresat në Gjykatën e Apelit i ka edhe avokatja e palës së dëmtuar, Fehmije Gashi Bytyqi.

Sidoqoftë, ankesa në apel po pamundësohet nga Gjykata Themelore e Gjakovës, e cila nuk ia ka dërguar ende aktgjykimin palës së dëmtuar.

Vrasja e vëllezërve Maloku nga Plloqica e Malishevës kishte shkaktuar bujë të madhe në media e opinion. Atë kohë, drejtësi për viktimat kishin premtuar edhe liderët e vendit, por ajo nuk erdhi edhe dy vite pas ndodhisë tragjike. /Lajmi.net/

In : Aktuale

Loading...
loading...