Rrëfimi i nuses që regjistroi fakultetin pas lindjes veç pse vjehrra e donte të shkolluar

Një raport i parë rrallë, por shumë i mirëpritur, është raporti mes zonjës Xhemile Aliu dhe nuses së saj, Lirie Aliut. Të dyja këto – nuse e vjehërr, kanë qenë të ftuara këtë javë në emisionin “Alarm”, ku ka kanë folur rreth raporteve të mira që kanë mes vete.

E lumtur që i është dhënë mundësia te ketë një nuse si Lirien, znj. Xhemile tregon me shumë krenari se tashmë ajo kujdeset për nipat e saj, veç që reja e saj të përfundojë studimet master.

Por jeta nuk është treguar kaq bujare edhe me vet zonjën Xhemile, kjo e fundit tregon se gjithnjë ka pasur dëshirë të shkollohej, por që në kohën kur ka lindur një gjë e tillë ka qenë e pamundur shkaku i mentalitet që mbizotëronte te burrat atë botë.StrugaLajm

“Më ka mbetur merak që s’e kam kry shkollën, e kam pa veten si mjeke ose mësuese,” – tregon ajo.StrugaLajm

Pavarësisht kësaj ajo sot shprehet e lumtur që në pamundësi për t’u shkolluar vet, po i jep lirinë nuses që ta bëjë një gjë të tillë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...