Rreth 9 mijë euro në ditë janë shpenzuar për shuarjen e zjarreve

Rreth 9 mijë euro në ditë nga arka e shtetit shpenzohen për karburant për tre air-traktorët gjatë shuarjes së zjarrit këtë verë.

Megjithatë, në këtë shumë nuk përfshihen shpenzimet e pagave të punonjësve, rregullimi i automjeteve dhe karburanti i përdorur nga helikopterët nga Serbia, Turqia, Sllovenia, Rumania dhe Qiproja që ndihmuan në shuarjen e zjarreve.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë muajve korrik dhe gusht, kur kemi pasur numër të madh të zjarreve të hapura në vend, gjashtë orë për çdo ditë kanë ndërhyrë për fikje tre air-traktorë, dy prej të cilëve drejtohen nga pilotë të pensionuar.

“Secili nga air-traktorët ndërhyn dy herë nga tre orë në ditë. Në gjysmën e rasteve kanë ndërhyrë dy air-traktorë kurse në gjysmën tjetër tre air-traktorët gjatë këtij sezoni të zjarreve janë pothuajse çdo ditë në terren. Air-traktorët shpenzojnë 300 deri në 350 litra karburant në orë dhe në gjashtë orë mund të lëshojnë rreth 20 deri në 30 ton ujë”, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.StrugaLajm

Pyjet kombëtare nuk kanë ende informacione se sa hektarë pyje janë djegur gjatë sezonit aktual të zjarreve kurse sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Krizat, përveç faktit se numër i madh i zjarreve janë regjistruar në dy muajt e fundit- gjithsej 730 deri më 19 gusht dhe 765 zjarre në korrik. Numër i madh i zjarreve këtë vit janë vërejtur edhe gjatë periudhës së dimrit dhe pranverës.

“Në muajin shkurt janë regjistruar gjithsej 538 zjarre në hapësirë ambient të hapur, prej të cilave 49 zjarre në pyje. Në muajin mars janë regjistruar 171 zjarre të përmasave të mëdha, nga të cilat 14 zjarre në pyje. Në prill, ka pasur gjithsej 289 zjarre në hapësirë të hapur dhe gjithsej 57 zjarre në pyje”, thonë nga QMK.

Dëmet e përgjithshme nga zjarret për këtë verë pritet të vlerësohen ndërsa drejtori i QMK-së Stojançe Angellov së fundi për mediat tha se dëmi do të jetë shumë më i madh sesa blerja e air-traktorëve të ri, që do të mund të na ndihmojnë më tej në shuarjen e zjarrit./Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...